Gjithçka rreth ndërtimit dhe funksionimit të Oborrit Mbretëror në kohën e Mbretit Zog
Kastriot Dervishi
Duke u bazuar në artikullin 88 të Statutit të Mbretërisë Shqiptare, Oborri Mbretëror u krijua me ligj të veçantë, i emëruar drejtpërdrejt nga Mbreti dhe përbëhej nga dy degë:
1. Dega Civile
2. Dega Ushtarake
I. Dega Civile
E cila përbëhej nga:
a-Ministria e Oborrit që përbëhej nga Ministri, Sekretari i Përgjithshëm, nëpunësve të arkivit, protokollit e daktilografisë.
Detyrat e Ministrisë së Oborrit
1. I parashtronte Mbretit aktet, lutjet, ankimet dhe transmetonte tek autoritetet e tjera urdhrat dhe porositë e Mbretit.
2. Studionte çështjet e ngarkuara nga Mbreti dhe jepte mendim konsultativ për to.
3. Rregullonte dhe zbatonte ceremonitë e Pallatit Mbretëror.
4. Caktonte audiencat e pritjes sipas urdhrit të Mbretit dhe lajmëronte adjutanturën për veprim.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Oborrit kishte për detyrë të rregullonte korrespondencën sipas shënimeve të Ministrit të Oborrit, të cilin e zëvendësonte kur mungonte.
b-Inspektoria e Oborrit Mbretëror, e cila përbëhej nga kryeinspektori dhe dy inspektorë. Detyra e saj ishte kontrollimi dhe inspektimi i administratës shtetërore e parashtetërore.
Në bazë të ligjit special, kryeinspektori e inspektorët kontrollonin:
1. Veprimet e këshillave administrative, të bashkive, komunave dhe ushtrimin e të drejtave të tyre.
2. Gjendjen e emigrantëve, instalimin, veprimet e zyrës së tyre, ankimet për ndarjen e tokave shtetërore, gjendjen shëndetësore dhe kërkesat për të.
3. Veprimet administrative të xhandarmërisë e policisë, vonimet e shkaktuara në zbatimin e urdhrave qeveritarë.
4. Spitalet, dispanseritë, komisionet e rekrutimit, gjendjet civile, veprimet e kryqit të kuq e shoqërive të ndryshme.
5. Zyrat financiare, doganore e institutet e monopolit. Kontroll i plotë në çdo regjistër.
6. Zyrat e Punëve Botore, të ardhurat, shpenzimet, zbatimin e ligjeve, dëftesat e punimeve dhe çdo gjë të kësaj natyre.
7. Burgjet, personelin, ankesat, vonesat gjyqësore.
8. Arsimin, gjendjen shëndetësore të nxënësve, moralin, zhvillimin kombëtar të arsimit, kërkesat.
9. Zyrat e bujqësisë, pyjeve, veterinarisë, dhomat e tregtisë, shoqëritë anonime, koncesionet, mënyrat e plotësimit të kushteve etj.
Përveç këtyre detyrave kontrolluese, personeli i Inspektorisë së Oborrit Mbretëror kontrollonin sjelljet e moralin e nëpunësve në qendrat e qarqeve, vijimësinë në detyrë, zbatimin e orarit zyrtar, aftësinë e nëpunësve, të gjyqtarëve, sjelljen me popullin dhe çdo veprim të funksionarëve në shërbim.
Varësia e tyre ishte drejtpërdrejt nga Mbreti. Ministrat dhe zyrtarët nuk mund të ndalonin personelin e Inspektorisë së Oborrit të kryenin detyrën.
c. Shefi i Ceremonive të Pallatit Mbretëror, i cili rregullonte ceremonitë protokollare, sipas rregullave relative.
II. Dega ushtarake
Përbëhej nga 4 departamente:
1.Adjutantura:
-Siguronte korrespondencën sekrete Mbretërore me zyrat e shtetit.
-Drejtonte korrespondencën private të Mbretit.
-Zbatonte audiencat, urdhrat e Mbretit e çdo gjë të kësaj natyre.
2. Departamenti Ushtarak:
-Studionte aktet e projektet ushtarake dhe jepte mendim mbi to.
-Përgatiste projektet e urdhëruara nga Mbreti për organizimin e ushtrisë në kohë paqeje dhe përgatitjen e saj në kohë lufte.
-Jepte mendim mbi gjendjen ushtarake, situatën politiko-ushtarake, mënyrën e mobilizimit dhe administrimit të ushtrisë.
3. Departamenti i Xhandarmërisë:
-Studionte aktet e urdhëruara prej Mbretit për xhandarmërinë dhe shfaqte mendim për to.
-Studionte e përgatiste projektet mbi stërvitjen dhe zhvillimin e xhandarmërisë.
-Kontrollonte veprimet e xhandarmërisë e ia raportonte Mbretit.
4. Inspektoria Ushtarake:
Varej drejtpërdrejt nga Mbreti dhe përmbushte urdhrat Mbretërore mbi inspektimin ushtarak dhe raportonte tek Mbreti.
***
Të gjithë titullarët e zyrave, emëroheshin e shkarkoheshin nga Mbreti, ndërsa varësit e tyre, emëroheshin nga Mbreti, me propozim të titullarëve të këtyre zyrave.
Gazeta “Atdheu”, 21 korrik 2002, nr.28 (492)
1 comment:
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
* dua magjinë
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512
Post a Comment