31 May 2011

SHQIPERIA


Shqipëria (gegnisht: Shqipnía, historikisht: Arbëria, ndërkombëtar: Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Maqedonia dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë  përgjatë ngushtesës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe mbi 3.5 milion banorë, prej të cilëve mbi 900,000 banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën.

Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë por të suksesshme drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit.

Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011.


Vendndodhja gjeografike

Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.

Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Kryeqyteti i saj është Tirana.

Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë:
657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).

Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugeve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalëzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

 

Relievi

Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi keqformues në tërësine e Albanideve, që tani përbëjne tokën e nëntokën e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme lidhjesh.

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike)
   1. Alpet shqiptare
   2. Krahina malore qendrore
   3. Krahina malore jugore
   4. Ultësira bregdetare

Lagunat kryesore janë
    * Laguna e Lunrës (Vilunit)
    * Laguna e Patokut
    * Laguna e Bishtrakës
    * Laguna e Karavastaës
    * Laguna e Nartës
    * Laguna e Pashalimanit

Plazhet kryesore janë
    * Plazhi i Velipojës
    * Plazhi i Shëngjinit
    * Plazhi i Talës
    * Plazhi i Durrësit
    * Plazhi i Divjakës
    * Plazhi i Semanit
    * Plazhi i Vlorës
    * Plazhi i Dhërmiut
    * Plazhi i Himarës
    * Plazhi i Sarandës

Kepat kryesore janë
    * Kepi i Rodonit
    * Kepi i Bishtit të Pallës
    * Kepi i Gjuhezës

Klima

Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare, me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.
Ndriçimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës.
Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.

Njësitë territoriale

Ndarja administrative njësive territoriale në Shqipëri është bërë në disa nivele duke filluar nga niveli më i madh qarku pastaj rrethi, bashkia dhe komuna.
Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe:
  1. Qarku i Beratit
  2. Qarku i Dibrës
  3. Qarku i Durrësit
  4. Qarku i Elbasanit
  1. Qarku i Fierit
  2. Qarku i Gjirokastrës
  3. Qarku i Korçës
  4. Qarku i Kukësit
  1. Qarku i Lezhës
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Qarku i Tiranës
  4. Qarku i Vlorës
të cilat ndahen më tej në 36 rrethe:
  1. Rrethi i Beratit
  2. Rrethi i Bulqizës
  3. Rrethi i Delvinës
  4. Rrethi i Devollit
  5. Rrethi i Dibrës
  6. Rrethi i Durrësit
  7. Rrethi i Elbasanit
  8. Rrethi i Fierit
  9. Rrethi i Gjirokastrës
  10. Rrethi i Gramshit
  11. Rrethi i Hasit
  12. Rrethi i Kavajës
  1. Rrethi i Kolonjës
  2. Rrethi i Korçës
  3. Rrethi i Krujës
  4. Rrethi i Kuçovës
  5. Rrethi i Kukësit
  6. Rrethi i Kurbinit
  7. Rrethi i Lezhës
  8. Rrethi i Librazhdit
  9. Rrethi i Lushnjës
  10. Rrethi i Malësisë së Madhe
  11. Rrethi i Mallakastrës
  12. Rrethi i Matit
  1. Rrethi i Mirditës
  2. Rrethi i Peqinit
  3. Rrethi i Përmetit
  4. Rrethi i Pogradecit
  5. Rrethi i Pukës
  6. Rrethi i Sarandës
  7. Rrethi i Shkodrës
  8. Rrethi i Skraparit
  9. Rrethi i Tepelenës
  10. Rrethi i Tiranës
  11. Rrethi i Tropojës
  12. Rrethi i Vlorës


Mendohet që rrjedha parahistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-evropian të cilët historiani grek Herodoti i përshkruante me emrin "pellazgë". Shumë njerëz i quajnë shqiptarët pasardhës të drejtpërdrejtë të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte i vendosur në Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në ndërtimin politik në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë.
[redakto] Pellazgët

Lashtesia
Pellazgët ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve të lashta të lëna nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Aziës së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.

Në mesin e mijëvjeçarit të tretë dhe në fillim të mijëvjeçarit te dytë para Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori. Këtu u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin parardhësit e ilirëve.




Ilirët
Ilirët, parardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje gjenetike të grupeve fisnore të familjeve të mëdha shqiptare si në zonat urbane e rurale si dhe nga studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku 99% shqiptare, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, ShBA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Grekët.

Shqipëria nën sundimin osman

Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".

Rilindja Kombëtare

Nga mesi i shekullit të 19-të Turqia ishte në ethet e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të njohur më shpesh sot si Lidhja e Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara në katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës - në një shtet vetqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (sllavisht: Bitola, IRJ Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përfshire alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim..

Popullsia në Shqipëri
Shqipëria ka 3,195,000 banorë. 55% të Shqipëtarëve jetojnë nëpër fshatra. Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore. Në 2004 shteti Shqiptarë shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë emigruar rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua. Tirana kishte në vitin 1990 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 600,000 banorë, kjo është një rritje prej 2.4. Në atë kohë njerëzit kanë lënë vendin dhe kanë shkuar nëpër vënde të huaja ose njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar nëpër qytete. Kështu shumë fshatra në jug janë sot të lëna pas dore. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllahët (10,000), sllavët (3,000 serb, boshnjak, goran dhe maqedonas, rom 9,000). Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qëndrat e mëdha si Durrësi, Tirana.


Popullsia Etnike

Shqiptarët

Shqiptarët janë grupi etnik më i madh në Shqipëri, d.m.th 90 %. Shqipëria është vëndi i dytë në Ballkan më homogjen, mbas Greqisë me 93 %.
Shqiptarët ndahen në dy grupe medha: Gegët edhe Toskët, që nuk kanë vetëm ndryshime në gjuhe por edhe në kulturë. Toskët janë ndikuar nga kultura lindore qe kanë sjellë Osmanët nga Turqia ndërkohë qe Gegët kishin një jetë më shumë katolike-arkaike fisnore (për shembull Kanuni). Në Shkodër kemi një rast të veçantë, sepse aty ishin venecianët deri në shekullin e 15, këtu katolizmi edhe lidhjet me Italinl kanë krijuar mëndjesinë e njerëzve në Shkodër.

 Grekët

Sipas të dhënave zyrëtare pakica kombëtare më e madhe që jeton në territorin e Republikës së Shqipërisë është pakica greke. Popullsia e saj, sipas të dhënave nga Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe i Banesave i vitit 1989 është 58.758 banorë. Pjesa dërrmuese e saj jeton në jug të vendit, në 40 fshatra të rrethit Gjirokastër, 35 fshatra të Sarandës, 16 fshatra të Delvinës dhe 3 fshatra të Përmetit. Pakica kombëtare greke është pakica e parë e njohur nga shteti shqiptar dhe mund të thuhet se çështja e pakicave kombëtare në Shqipëri ka qenë identifikuar për një kohë të gjatë me pakicën greke.

 Romët

Vendbanimet e bashkësive vllah/arumun në Shqipëri datojnë qysh herët në histori. Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar në të gjitha pikëpamjet e jetës së vendit me popullatën e përgjithshme, duke dhënë ndihmën e tyre dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare. Zyrtarisht ka Shqipëria rreth 1,300 Romë por burimet të tjera thuajnë që jetonjë përafërsisht 120,000 Romë në Shqipëri.[9]
Vllahët/arumunët zyrëtarisht në Shqipëri janë të njohur si vogëlsi gjuhësore, të ngjashëm me romët. Poullsia me origjinë vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në fillim të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorike. Bashkësia ka botuar në gjuhën arumune libra për historinë dhe literaturë tjetër.

 Malazezët

Ky minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës.[10] Serbët kanë marrë gjendjen e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit malazez.
Serbët votojnë për Partinë e të Drejtave të Njeriut, anëtarët e së cilës janë kryesisht qytetarë të minoritetit grek. Kjo parti ka tre përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë dhe një minister në qeveri. Milan Brojovic (serb) është zëvendës-kryetar i Partisë, dhe drejtor i Menaxhimit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Malazezet janë të bashkuar në Shoqatën "Moraca-Rozafa", qendra e së cilës është në Shkodër.

 

Maqedonasit

Jeton në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës ne Korçë, si dhe në disa fshatra të tjera në rrethin e Dibrës. Numri i tyre në Shqipëri mund të luhatet nga 5.000-10.000. Minoriteti maqedon ndodhet i përqëndruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me IRJ Maqedoninë dhe Greqinë. Sipërfaqja e zones së Prespës është 213.9 km2. Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi. Ky fshat e ka patur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar. Në takim me banorët vendas, u kërkua që fshatrat të quhen me emrat e tyre në origjinsl: Pustec, Gollomboq, Bezmosht, etj. Drejtuesit e qeverisjes vendore u shprehën të gatshëm për ta pranuar ktë kërkesë.


Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e shtetit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fillimi i viteve 90-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm, tregu permban të gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.

 

Ekonomia

 Nafta

Në jug të Shqipërisë do të kërkohet për gaz dhe naftë dhe për këtë tashmë është nënshkruar marrëveshja. Kërkimi për lëndët djegëse tejet të rëndësishme në kohën tonë, i është besuar kompanisë amerikane "Sky Petroleum".
Investimi i kompanisë Sky Petroleum për kërkimin e naftës dhe të gazit në Bllokun 4 dhe 5 dhe në zonën e Dumresë është rreth 7-8 milionë dollarë, ndërsa parashikimet flasin për një potencial naftë mbajtës deri në 900 milionë barrela. Duke besuar tek konfirmimi i shifrave nga kërkimet, përpunimi i të dhënave sizmike dy dimensionale, si dhe nga shpimet e reja, që sipas marrëveshjes do të bëhen nga kompania amerikane "Sky Petroleum", ministri Prifti u shpreh shumë i kënaqur, që kompania ka treguar interes për të kërkuar në këtë zonë të Shqipërisë.
Në vitin e parë kompania do të bëjë përpunimin e të dhënave sizmike dydimensionale, të cilat janë sot në arkivat tona, rishikimin dhe përpunimin e tyre. Më pas, në vitet e tjera ka një grafikë të detajuar të investime dhe kërkimeve në këto zona. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë Sky Petroleum, Karim Jabanputra vlerësoi shpejtësinë dhe lehtësinë e procesit për nënshkrimit e marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Transporti

Aeroporti

Aeroporti Nënë Tereza në Rinas është aeroporti i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Ai ndodhet rreth 20 km nga kryeqyteti Tirana. Nga Rinasi ka fluturime direkte me mjaft destinacione të botës. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera jo evropiane.

Portet e Shqipërisë

Portet e Shqipërisë kanë funksionuar në bregdetin shqiptar që në kohët e lashta si në Dyrrah, Ulqin, Tivar, Aulone, Apoloni, Onhezmi, etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj, Shëngjin, Shufada, Rodon, Bashtovë, Pirg dhe Spinaricë zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.

Gjatë viteve 1928 deri 1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.

Hekurudha e Shqipërisë

Hekurudha Shqiptare ose HSH është sistemi hekurudhor shqiptar. Terminali kryesor i vendit është në Durrës.

Infrastruktura e HSH-se shtrihet drejt lindjes në Pogradec, jugut në Vlorë dhe veriut në Shkodër. Ka edhe një linje në kryeqytetin Tiranë. Shinat u shtrinë në vitet '80 në Mal të Zi nëpërmjet kufirit të Hanit të Hotit, për transport mallrash. Sot ende nuk ka asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare për pasagjere në Shqipëri. Trenat janë në gjendje fizike jo të mirë. Rrjeti i HSH është i ndërtuar ne te njëjtin sistem si në Evrope, ne gjurme normale dhe ka një gjatësi prej 447 km.

Kultura

Kultura e Shipërisë është e pasur në shumë drejtime të arit si kinematogafi, teater, art figurativ etj.
Pas Luftës së II-të Botërore nën udhëheqjen e sistemn Komunist të Shqipërisë është futur në shoqrin shqiptare edhe shpërndarja e mirnjoheve për veprimtari të ndryshme të personava me profesione artistike. Ndër mirnjohjet më të njohura janë Artist i popullit dhe Artist i Merituar. Me ndrrimin e sistemit të qeverisjes, në Shqipëri shpërndarjen e mirnjohjeve e bënë Presidenti i republikës së Shqipërisë. Mirnjohjet që presidenti i bënë shqiptarve dhe shtetasve tjerë janë shenjë e mirnjohjes për kontributin e indivitëve për sfera të ndryshme të kulturës Shqiptare.

Arti në Shqipëri

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.
Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekorim, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonasitë apo romakët.

No comments: