21 February 2011

Thënie për gjuhën shqipe

Thënie për gjuhën shqipe

“Gjuha është tepër e rëndësishme për t'ua lënë vetëm gjuhëtarëve”
Heidegger

“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral.
Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”
Holger Pedersen

“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”
Filip Shiroka

“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”
Eqrem Çabej

“Shenjat e civilizimit të një populli janë:

1. si kujdeset ai për drunjtë e tij,
2. si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë
3. si sillet ai me gjuhën e tij.

Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”
Erwin Chargaff

“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”
Mit’hat Frashëri

“Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen”
N. Frashëri

“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”
I. Kadare

“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”
Gj. Fishta

“Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare”
I. Ajeti

“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”
E. Çabej

“Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia”
N. Jokl

“Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar”
Q. Murati

“Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar”
Gj. Shkurtaj

“Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”
S. Frashëri

“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”
Populli

“E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!”
T. Zavalani

“Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë”
N. Bulka

“Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë”
Volter

“Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet”
Një mendimtar i lashtë

“Gjuha e keqe sjell shumë të këqija”
Latine

“Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet”
Heidegger

“Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”
E. Çabej

1 comment:

Anonymous said...

👏👏👏👏👏👏👏