Perandori Julian (Flavius Claudius Julianus ) kishte prejardhjen shqipëtare nga fisi i Flaveve, fis i cili vinte nga Pellazgët e Shqiperisë. Një vend i famshëm për lindjen e luftëtareve trima. Kur Perandoria Romake, rrezikonte të shkatërrohej në shekullin e dytë pas erës sonë nga Alamanet e Perendimit dhe Gotthëve të Veriut, të cilët kishin plaçkitur Greqinë Tainarin dhe Persët në Lindje, atëhere u shfaq një general me shumë përvojë nga Shqipëria i cili shpëtoi shtetin Romak. Ai ishte Klaud Flavi.
Në Nise të Serbisë mundi Gotthët në një luftë ku u numëruan 50 mijë të vdekur. Me fitore të tilla arriti të ndalonte rënien e Romës për një Shekull. Ushtria e tij e donte aq shumë sa që e bënë Perandor me emrin Klaud Gotthiku, i cili u bë dhe krijuesi i dinastisë së Flavëve.
Në majin e vitit 332 lind në Stamboll Juliani. I ati ishti Juli dhe e ema ishte Vasilina, bija e krishterë e Qeverisësit të Egjiptit. E ëma vdes para se Juliani të bëhet një vjeç, dhe fëmija u rit nga dy xhaxhallarët e tij. Njeri, juli, nje njeri i mençur dhe shumë intelektual, dhe tjetri Episkopi Evsevi, rrëfyesi i familjes mbretërore. Xhaxhai i tij, episkopi, e futi si fëmijë në lëndën fetare, ndërsa xhaxhai tjetër sapo Juliani mbushi 6 vjeç e dorëzoi tek skllavi i liruar Mardoni, i cili kishte edukuar edhe të ëmen e Julianit. Ishte Mardoni ai i cili mori përsipër edukimin Grek të Julianit, i cili sapo kuptoi mësimdashjen e të riut, e izoloi nga të rinjtë e tjerë të moshës së tij për ta ujitur me adhurim mbi Greqinë dhe Zotat e saj.
Ne moshen 9 vjeçare, perandori Konstandin mëson ekzistencen e Julianit dhe të vellait të tij, dhe urdhëron që të izolohen në një fortesë. Pas 8 vjetesh, Konstandini i lejon që të kthehen në Stamboll, aty ku veëllai i Julianit merr titullin Qezar (trashëgimtar i ardhshëm i fronit). Për dy vjet Juliani studjon në Pergamo dhe në Efeso, nga ku dhe thërritet nga perandori dhe vihet nën kontroll, pas ekzekutimit të vëllait të tij Galit. Vetëm falë perandoreshës Evsebisë, e cila e quan një intelektual të thjeshtë dhe të parrezikshëm, Julian shpëton.
Verën e vitit 355 shkon në Athinë për studim ku dhe do të kalojë edhe muajt më të bukur të jetës së tij, ashtu siç shkruan vetë më vonë. Papritmas, thirret nga perandori i cili i jep titullin e Qezarit, dhe i vën përsipër mbrojtjen e Perandorisë Perëndimore kundër barbarëve gjermanë.
‘’Brenda tij ndjente se po ecte drejt vdekjes, por megjithatë vazhdonte i vendosur për të vdekur në një mënyrë heroike. Nuk është më djaloshi ëndërrues që nuk rritej, por ngjan me një gjeneral fitimtar’’.
Juliani jo vetëm që përballoi pushtuesit, por dhe i ndoqi deri në det, një veprim ky që vonoi shkaterrimin e Perandorisë Romake per 3-4 shekuj. Vetë ushtarët e tij e nominuan Perandor, diçka që ai vetë nuk donte të pranonte, por që pranoi vetem pasi oficerët e tij e kërcenuan se nëse nuk do të pranonte, ata do të vinin një tjetër ushtarak në vendin e tij.
Pushton Ilirinë dhe vendoset në Nise, nga ku dhe deklaron hapur besimin e tij në qytetërimin e modelit Grek. Dërgon letra Athinasve, Korinthianëve, Spartanëve dhe Romakëve të cilët e përballojnë me nje mospëlqim. Kështu ekzistonin dy Perandorë në Romë dhe përplasja ishte diçka e pashmangshme. Kështu, ndërsa Konstandini marshonte drejt Julianit, vdiq i sëmurë në Tarso të Kilikisë.
‘’Më mirë të bësh të drejtën për një kohë të shkurtër dhe për arsye të saj të humbesh, se sa të jesh i padrejtë për një kohë të gjatë’’
Juliani nuk donte të detyronte të gjithë banorët e Perandorisë ndjekes të sistemit Naconalo-Fetar. Dhe këtu vizioni që kishte Juliani ngjan me ate të Aleksandrit të Madh, domethene një perandori ku të gjitha fetë të bashkëkzistojnë në mënyrë paqësore, diçka që perandorët romakë e realizuan në një nivel të lartë. Juliani kishte si një model jete Aleksandrin e Madh dhe Marko Aurelin, të cilët i admironte. Madje disa kundërshtarë të tij thonë se admironte Aleksandrin e Madh aq shumë sa besonte se ishte ai vetë rimishërimi i tij.
Por fanatizmat e easaj kohe nuk i lejuan të materializonte ëndrren e tij politike. Nxjerr 5 dekrete të tjerë për të përforcuar autoritetin e parlamenteve lokale. Ndalon ta quajnë ‘’Despot’’ dhe deklaron se quan veten e tij nje anëtar të klasës parlamentare.
‘’Nuk vlen askund të himnosh Heronjtë e Lashtë, nëse nuk mundohesh tu ngjash atyre’’
Fillon të nxjerrë dekrete mbi tolerancën e feve, u rikthen pasurinë e tyre dhe kthen mbrapsht nga internimi ortodokset, ndërsa njëkohësisht fshin sponsorizimet ndaj kishes katolike. Dhe të gjitha këto i bëri , ashtu siç thonte dhe vetë , në mënyrë që të rifunksiononte përsëri Rregulli i vjeter Romak, ku të gjitha fetë do të ishin të barabartë në Perandori.
Mundohet të miqësojë pjesë të ndryshme të krishterëve dhe të shmangë përplasjen e tyre me ata qendrorë. Forcon qëndrimin ndaj kristianëve dhe urdhëron ndalimin e mësuesve kristianë nga arsimi, dhe i detyron ata të korrigjonin dëmet që kishin krijuar në Tempujt e feve të tjera.
‘’Ështe absurde, disa që detyra e tyre është të interpretojnë veprat filozofike dhe oratorike të filozofëve, në të njejtën kohë të përbuzin Zotat që ata nderonin’’.
‘’Arsimi i drejtë nuk do të thotë të përdorësh bukur fjalët dhe gjuhën, por do të thotë dallimi i një qëndrimi të shëndoshë të menduari logjik, të kesh mendime teë drejta mbi të miren dhe të keqën, mbi teë bukurën dhe të shëmtuarën’’.
Insiston të paraqitet në Parlament për të biseduar mbi ligjet, vazhdon të marrë pjesë në gjyqe, për të daluar vendime sa me të drejta. Ndonjëherë roli i tij i dyfishtë si Perandor dhe si Filozof, krijon brenda tij një luftë të brendshme, për të marrë vendime.
Ne korrikun e 362 vendoset në Antioki për të përgaditur ekspediten kundër persëve, ndërsa relacionet e tij me banorët e kësaj zone sa shkojnë e keqësohen. Ekziston një seri e madhe reagimesh dhe jo vetëm nga të krishterët por edhe nga disa homoseksualë të pafe, që jetonin në atë kohë në Antioki. Por përsëri Juliani nuk veproi si një Perandor Autoritetar por si një Perandor – Filozof, duke u përgjigjur këtyre polemikave me një shkrim satirik dhe ja u dërgoi. Kur e pyeten se pse nuk merr masa autoritetare, ai u pergjigj:
‘’Injorantët duhet ti mësosh dhe jo ti denosh. Sepse nuk mund të lindë një qyteterim në atë vend ku mbreteron injoranca’’
Muaj me vonë shkruan librin ‘’Sipas Galileasve ose të krishterëve’’ dhe në fillim të vitit 363 shkruan ‘’Misopogonin’’. Në Pranverë kryhet pushtimi i Persisë. Juliani kalon lumenjtë Tigri dhe Eufrati dhe arrin deri në Ktisifonda, dhe me 26 Qershor, duke luftuar si gjithmonë në vijen e parë, plagoset për vdekje në një betejë kundër Persëve.
Menjëherë pas vdekjes së Julianit, të krishterët dogjën biblioteken e Antiokisë. Vazhduan me përzerje kolektive dhe vdekje të dhunshme ndaj filozofëve, dënime me vdekje për magji ndaj besimtarëve të Panteonit të lashtë. Vazhduan me shkaterrime Tempujsh të lashtë, vendstërvitjeje dhe muzetë, me si përfundim ndalimin e detyruar të fesë së lashtë dhe gati sa nuk ndaluan dhe Lojrat Olimpike nga Perandori Teodosio në nëtorin e vitit 392.
Me vdekjen e Julianit, Perandoria Romake ra në një dekadencë të madhe, Bota e lashtë e Diturisë dhe e Virtytit ra në një narkozë të gjatë, dhe dituria e çmuar u zhduk nga vendet perëndimore.
Juliani ishte një personalitet që është akuzuar për shekuj të tërë për veprën që u mundua të realizonte. Që nga viti 1950 dhe mbrapa, emri i tij ka filluar të rimëkëmbët në të gjithe botën.
Juliani ishte një ‘’fanatik’’ i komunikimit, fliste dhe diktonte, dhe kur nuk diktonte shkruante ai vetë, gjithmonë natën. Kur u be perandor, filloi të komunikonte , të dërgonte letra tek shumë njerez të edukuar, të besimeve të ndryshme fetare dhe nuancash, duke i thirrur afër tij.
Virtytet e tij nuk u harruan kurrë, madje as atëher kur kisha e kritikonte dhe as sot. Është krejt paradokse, sasia e njerezve të mençur që e lavdërojnë. Fanatiku i krishterë Prudenti, në poemen e tij ‘’Apoteoza’’ shkruan : ‘’ Me të vërtetë Juliani tradhëtoi Zotin, ishte jashtëzakonisht i dobishëm për perandorinë me vlerat e tij ushtarake, qeverisjen e tij të ndershme dhe drejtesinë e rrepte të tij’’, filozofi i njohur italian i epokes se Mesjetës, Marsilo Ficino, himnon Julianin si liderin e Neoklasicizmit dhe rinovues të mendimit grek. Lorenci kompozoi dhe luajti dramë në Firencë për të vërtetuar se nuk ishin demonet që mbizoteronin mbi Julianin, por ai ishte nje patriot i paster.
I rritur brenda rreptesisë Romake, respektonte ndërkaq jetën njerëzore, dhe bazohej në fuqinë që ka shpirti. Ishte një nga shkrimtarët më të mirë të epokës së tij. U përpoq të bënte njerëzimin të ishte i lirë dhe i lumtur, duke dhënë shembull popullit me jeten e tij të thjeshtë dhe shkruan:
’’Mbreti duhet të jetojë jetën e tij të përshtatur me fjalët që thotë, në mënyrë që të jetë i tillë ashtu sikur do të formojë nënshtetasit e tij’’.
Npërmes veprave të tija, është e lehtë të kuptoje dikush sinçeritetin që ai shpreh, dhe nga ajo mori shkrimesh dallojnë tre, të cilat jane: ‘’ Lavdërime për Eusebinë’’, ‘’Lavdërime për perandor Konstandion’’, dhe ‘’Mbi veprimet e perandorit’’. Këto tre vepra ishin shprehje të ligjerimit kundrejt kusheririt të tij, perandorit Konstandin i cili pas vrasjes se të gjithë familjes së Julianit, mbante kundrejt tij një armiqësi dhe dyshime të vazhdueshem.
Vepra të tjera të Julianit që janë shpëtuar :
- Arsye vetëngushëllimi për shpërnguljen e Salustit të urtë (Salusti ishte këshilltari dhe miku i Julianit, dhe largimi i tij i kushtoi mjaft)
- Parlamenti dhe Komuna e Athinasve
- Bashkëpirja ose Kronia
- Drejt nënës së Zotave dhe Mbretit Diell
- Sipas Galileasve
- Misopogon
- Letra
JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E JULIANIT
* Para se të jepte shpirt Konstandini, njeh si tashëgimtar të tij Julianin, në mënyrë që të shmangte një luftë të ftohtë të mundshme. Në dhjetorin e vitit 361 bëhet një hyrje triumfale e Julianit në Stamboll dhe populli e brohorit si Perandorin e parë që lindi aty.
Këtu fillon ‘’drama’’ e filozofit Julian, i cili thirret ti japë të drejtë vizionit të Platonit mbi Perandorin – Filozof. Platoni thonte se Republika ideale do të vijë vetëm kur Qeveritësit të filozofojnë, ose Filozofët bëhen Qeveritës.
* Juliani ka shiquar familjen e tij të vritet nëpërmes betejave të ashpra dinastike të asaj periudhe. Dhe ajo që nuk mund të pranonte ishte shkaku se vrasësit e familjes së tij përdornin si alibi, veçorinë e të qenit besimtar të krishterë. Që kur ishte i ’’vogël’’ nga ana shpirtërore e deri në fazën që kishte plotësuar mendimet e tij shpirtërore nuk mund të pranonte se feja e Krishterë kishte të bënte me veprime të dhunshme dhe me krime të tilla. Në menyrë karakteristike thote:
’’Ju kur shkatërroni Tempujt e Lashtë dhe kur vrisni njerëzit e Besimit tonë, bëni veprime të cilat nuk janë thënë kurrë as nga Krishti dhe as nga Pavli. Me këto veprime që kryeni, ju thyeni urdhrat e tyre’’.
* Një nga biografët e tij që jetoi shumë vite afër tij, Amian Marcelini, në kapitullin e XXV të historisë së tij përmbledh:
Juliani ishte i denjë për tu rradhitur në serinë e burrave të medhenj, pasi zoteronte 4 virtytet kryesore: DITURINË, DREJTESINË, MODESTINË, GUXIMIN.
* Të ngjajmë me Zotin, nuk do të thotë asgjë tjetër se sa të arrijmë të zotërojmë Diturinë me superiore për qeniet. Nuk shenjtërojmë Zotat as për pasuritë e tyre dhe as për thesarët e tyre, por për ate që thotë Homeri, se Zotat dinë gjithçka, dhe më e rëndësishmja është se njohin veten e tyre.
* Nuk ekziston përveç se një qëllim dhe një parim, të njohesh veten tënde dhe të përngjahesh me Zotat: Parimi pra është të njohësh veten tënde dhe në fund të ngjash me ata që janë më të mirë se ti.
* Pa harruar se ekziston brenda nesh diçka më superiore se Mendja, një pjese e vockel domethene nga Njeshi dhe nga Miresia qe zoteron gjithesine, ekuipazhi do te thonin I Shpirtit, nepermes se ciles, prezenca e Njeshit dhe e Miresise perqafon te gjithe Shpirtin.
* Sepse ashtu sikur e Vërteta është një dhe filozofia është një, mos të na duket e çuditshme pra, se arrijmë tek ajo nëpermes rrugësh të ndryshme. Sepse nëse një i huaj, pasha Zeusin, dikush nga të vjetrit, do të donte të kthehej në Athinë, do të mund të shkonte si nga toka ashtu dhe nga deti.
* Platoni quan Zota ata që janë të dukshëm, domethënë Diellin, Hënën, Qiellin dhe yjet, por këto janë vetëm pasqyrimet e Zotave të padukshëm. Dielli që është i dukshëm nga ne nuk është gjë tjetër përveç se pasqyrimi i Diellit Mendor – të pakonceptueshmit nëpërmes trurit – dhe Diellit të padukshem.
* Sepse nën shëndërrimin miti, ka për qëllim për të mesuar njerëzit, atëherë kur ai që e thotë i shmanget thënies, pasi kupton se ajo që do të thotë do të jetë diçka hidhëruese për dëgjuesit e tij.
* Natyra dashuron të fshihet, dhe nuk pranon të arrijnë tek veshet e njerëzve brutalë, fjalë mbi esencën apokrifike të Zotave.
No comments:
Post a Comment