Këtë vit testet e maturantëve do të korrigjohen në dy qendra vlerësimi, një në Tiranë dhe një tjetër që do të hapet në Korcë.
Specialistët e Ministrisë së Arsimit kanë sqaruar se këtë vit nuk do të lejohet asnjë shkelje gjatë administrimit të provimeve, në të kundërt do të ketë masa penale ndaj mësuesve.
“Shmangia e tyre ka të bëjë me një administrim shumë më të mirë këtë vit dhe po të shohësh penalitetet, ato përcaktohen nga Kodi i Punës tek ai Penal. Kush prek rezultatin e nxënësve prek barazinë e shtetasve para konkurrimit, që është e drejtë kushtetuese”, ka deklaruar Ndricim Mehmeti, përgjegjës i sektorit të vlerësimit cilësor.
Dy provimet me zgjedhje do të vlerësohen me 40 pikë, po kaq edhe provimet e detyrueshme, ndërsa mesatarja me 20 pikë.
Ministria e Arsimit po shikon mundësinë e ndryshimit të kohës së provimeve, e cila deri më sot është 2 orë e 30 minuta.
“Kjo do të thotë që pa marrë këto katër provime nuk mund të marrësh diplomë dhe nuk do ketë sesion vjeshte për provimet, por vetëm një”, ka saktësuar Mehmeti.
Ndryshimet e vlerësimit të të rinjve që vijojnë studimet në arsimin e mesëm nuk do të përfshijnë maturantët.
No comments:
Post a Comment