16 February 2011

Jul Cezari

Gjeneral, burrë shteti dhe diktator, Jul Cezari - Gaius Julius Caesar ( 100-44 p.e.s), si politikan dhe ushtarak gjenial, ndryshoi rrjedhën e historisë së botës greko-romake. Fitoret ushtarake të Cezarit, veçanërisht ajo kundër galëve, e shndërruan Romën në një perandori shumë të madhe, ndërsa vetë Cezarit i dhanë mundësinë të shkatërronte oligarkinë e aristokracisë së korruptuar dhe që kishte marrë tatëpjetën, duke e zëvendësuar me një monarki të fuqishme absolute.

Nё Suvure, nё njё lagje mjaft popullore dhe tё shumёbanuar tё Romёs, pak a shumё nё lartёsinё e rrugёs sё sotme Via Covour, ndodhej shtёpia nё tё cilёn me 13 Korrik tё vitit 100 para erёs sonё lindi Gai Jul Çezari. Gai ishte emri i tё atit, qё i ishte dhёnё sipas zakonit Romak, qё djemtё merrnin emrin e tё etёrve tё tyre. Julio ishte mbiemri i tij pasi dhe kishte prejardhjen nga fisi i Julёve. Çezar ishte njё nofkё qё ju vu pёr shkak tё mёnyrёs me tё cilёn lindi, domethёnё me operacionin e barkut tё sё ёmёs (kesus).

Abuzimi flagrant i Cezarit me pushtetin i ofendoi rrymat republikane në gjirin e aristokracisë romake. Një komplot i organizuar nga Bruti dhe Kasi përfundon me vrasjen e Cezarit. Lufta për pushtet ndërmjet rivalëve të fuqishëm, ndër të cilët mund të përmendim trashëgimtarin e paracaktuar, Oktavin (Augusti i ardhshëm), përfundoi atë që kishte filluar Cezari: kalimin nga Republika në një formë tjetër qeverisjeje.

Me gjithë origjinën e tij patrice, karriera politike e Cezarit nuk qe e lehtë. Që nga koha kur Senati u tregua i paaftë që ta zgjeronte pushtetin e vet edhe te gjeneralët e rinj, që kishte krijuar reforma ushtarake e Mariusit, xhaxhait të Cezarit, pretendentët që kërkonin të merrnin pushtetin ishin të shumtë. Në fakt, Mariusi e kishte zëvendësuar ushtrinë e përbërë nga qytetarë "rekrutë" me një ushtri profesionistësh, e cila shumë shpejt u tregua më tepër besnike ndaj gjeneralit të saj, sesa ndaj Romës. Senati, që nuk kishte ushtri, ishte në mëshirën e gjeneralit të parë, që do ti kthente njerëzit e vet kundër senatorëve. Shumë herë viktimë e tentativave të tilla frikësuese, Senati nuk kishte besim te njerëzit ambiciozë si Cezari dhe u kundërvihej atyre në çdo rast. Senatorët do të kishin qenë më largpamës, nëse do të kishin inkurajuar dhe shpërblyer gjeneralët besnikë.

Mungesa e largpamësisë dhe kokëfortësia, cilësi që haseshin shpesh te senatorët, qe shkaktare për rënien e Republikës, po aq sa edhe rivaliteti ndërmjet gjeneralëve. Ata e detyruan Cezarin të zgjidhte ndërmjet të qenit konsull dhe triumfit. Senatorët refuzuan t'u jepnin toka luftëtarëve të vjetër të Pompeut, i cili i kishte liruar njerëzit e tij, kur u kthye në Itali. Ata refuzuan të diskutonin me Krasin, njeriun më të pasur të Romës, për pagimin e një takse. Atëherë ata u gjendën pa pushtet përballë forces së bashkuar të këtyre 3 burrave: Pompeut, Krasit dhe Cezarit, kur këta vendosën të mbështetnin dhe të lidhen me njëri-tjetrin. Triumvirati i parë, siç u quajt kjo aleancë, arriti të kënaqte kërkesat e drejtpërdrejta të secilit prej partnerëve. Cezari mori për 5 vjet konsullatën dhe komandën në territorin galez, që e zgjodhi vetë.

Në një konferencë të thirrur në Lyk, mandati i Cezarit në territorin galez u zgjat nga 5 në 10 vjet. Gjatë mungesës së Cezarit, zëri i tij dëgjohej në Romë nëpërmjet një tribuni, Klodit. Cezari i nënshtroi fiset luftarake të Galisë dhe bashkoi me perandorinë shumë provinca. Popullariteti i tij te romakët ishte i pakontestueshëm. Pas vrasjes së Krasit, që ndodhi në Siri, gjatë një ekspedite të mynxyrshme kundër Parthëve, xhelozia e Pompeut për famën në rritje të Cezarit, e shtyu që të bashkohej me Senatin, i cili i dha pushtet të plotë. I përforcuar nga prania e "kampionit" Pompe në krah të tij, Senati i kërkoi Cezarit të rikthehej në Romë dhe të lironte trupat e tij. I pashqetësuar fare nga ky ultimatum, Cezari kaloi Rubikonin dhe marshoi mbi Romë.

Prova e fundit e forcës u zhvillua në Spanjë, atje ku kishte gjetur strehë ushtria e Pompeut dhe përfundoi me shkatëm'min e këtij të fundit në Farsala. Pompeu ia mbathi në Egjipt ku njëri ng aoficerët e tij i preu kokën. Cezari, i cili e respektonte vlerën e kundërshtarëve të tij, e dënoi oficerin. Kur mbërriti në Egjipt, në ndjekje të Pompeut, Cezari u përzie atje në luftën për pushtet, që kishte nisur ndërmjet Kleopatrës dhe vëllait të saj. Cezari bëri aleancë me Kleopatrën, në tërë kuptimin e kësaj fjale. Ai i dha asaj fronin e Egjiptit dhe bëri me të një djalë. Cezari tregohej gjithmonë shpirtmadh me armiqtë e tij të vjetër, madje, edhe pasi i nënshtroi galët, ai bëri të mundur që disa prej tyre të zgjidheshin në Senat.

Pas shpartallimit përfundimtar të pasuesve të Pompeut, Cezari mundi të nisë programin e tij të reformave. Ai donte të rivendoste stabilitetin financiar të shtetit, i cili ishte futur thellë në borxhe, por ka të ngjarë që ai të mos kishte parashikuar reforma konstitucionale. Gjatë diktaturës së tij, Senati vazhdoi të ekzistonte dhe numri i anëtarëve u rrit, por roli i tij u kufizua vetëm në miratimin formal të dekreteve të Cezarit.

Reformat e Cezarit atakuan problemet ekonomike, duke u nisur nga drejtime të ndryshme: ai krijoi koloni, nisi një program për ndërtimin e veprave të mëdha (në të cilat bënte pjesë edhe modernizimi i portit të Ostisë), për krijimin e vendeve të punës, përpiloi një rregullore për punën e skllevërve në ferma dhe lehtësoi taksat në provinca. Madje, riorganizoi edhe kalendarin.

Reformat e ndërmarra nga Cezari atakuan problemet, të cilat Senati i kishte neglizhuar prej kohësh. Këto reforma qenë dobiprurëse për Romën. Mbi të gjitha, Cezari kishte një vizion më të gjerë për perandorinë dhe për rolin e provincave. Ai u dha shtetësinë romake Galisë Cizalpine dhe provincave të tjera, të cilave u ishte hequr ajo. Ai hapi dyert e senatit edhe për anëtarë nga provincat. Janë të pamohueshme karizma e tij personale, talenti i tij si orator dhe popullariteti që kishte në gjirin e njerëzve të thjeshtë.

Cezari kishte besim të madh në forcën e vet. Funksioni i diktatorit që ai ushtronte, zgjaste tradicionalisht vetëm 6 muaj. Ai e shtriu këtë funksion në periudha gjithmonë e më të gjata, pastaj u shpall i tillë përjetësisht. Republikanët nuk mund ta pranonin këtë abuzim flagrant me pushtetin. Prandaj e vranë.

Sundimtarja e fundit e Egjiptit, që i përkiste dinastisë maqedonase, të themeluar nga Ptolemeu. Ajo ishte një oportuniste politike, që kërkoi të përdorte pushtetin e drejtuesve romakë për të realizuar ambiciet e saj personale. Cezari i dha fund luftës civile dhe i dhuroi asaj fronin. Cezari e mori Kleopatrën me vete në Romë dhe i ngriti një statujë prej ari, me shëmbëlltyrën e saj, të cilën e vendosi në tempullin e "Venus Genitrix", perëndesha e saj mbrojtëse. Aleanca e tyre qe e dobishme për të dy. Pas vdekjes së Cezarit, Kleopatra u martua me Mark Antonin, një bashkim fatal ky, që përfundoi me vdekjen e dy dashnorëve. MarkAntoni, duke menduar gabimisht se Kleopatra kishte vdekur, vrau veten me shpatën e tij. Në një tentative të fundit për të marrë pushtetin, Kleopatra kërkoi të joshte Oktavin, trashëgimtarin e Cezarit. Pasi dështoi, ajo vdes nga kafshimi i një gjarpri që mbahej në pallatin mbretëror.

JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E JUL CEZARIT

* Qё nga lindja e Jul Çezarit, ky lloj operacioni quhet Çezarik. Sigurisht, rёndёsia e kёtij emri ёshtё njё çikё i dyshueshёm. Njё shkrimtar romak thotё: ‘’ Njerёzit mё tё mençur dhe mё specialistё pranojnё se njeriu i parё qё kishte kёtё emёr, e fitoi kur vrau nё njё betejё njё elefant, qё nё gjuhёn kartagjenase quhej çezar.’’.

* Mёsoi tё lexonte dhe tё shkruante si nё Latinisht ashtu edhe nё Greqisht (nёpёrmes njё pёrkthimi tё vjetёr tё Odisesё, sё Livio Andronikut, ashtu si edhe nga prototipi) dhe studjoi tekstet mё tё famshme tё literaturёs sё kёtyre dy gjuhёve . Kur ishte 10 vjeç kishte mёsues Mario Antonio Gnifo. Me kёtё mёnyre fitoi bazat e artit tё Retorikёs, qё ishin tё domosdoshme pёr njё politikan. Ashtu si edhe poezinё, tё cilёn do ta pёrdorte dhe mё vonё. Vizitonte shpesh Forumin, dhe dёgjonte me shumё kujdes oratorёt e mёdhenj tё asaj kohe dhe zakonisht ishte i pranishёm nё marrjen e vendimeve apo tё bashkёbisedimeve tё ligjvёnёsve, pёr tё depёrtuar nё problemet kryesore tё Drejtёsisё.

* Vitet e rinisё sё tij mbaruan atёherё kur veshi tibanin, petkun zyrtar tё burrёrisё, e cila simbolizonte kalimin nga mosha adoleshente nё atё burrёrore. Nё vitin 84 para erёs sonё, i ati i Çezarit do tё vdesё nga njё vdekje e papritur. Kjo ngjarje i dha Jul Çezarit pavarёsinё e plotё tё tij. Nё tё njejtin vit prishi fejesёn e tij me Kusutinё, qё vinte nga klasa e kalorёsve dhe u martua me vajzёn e Kines, armikut tё betuar tё diktatorit Sila, Korniline. Kёtё martesё e bёri mё tepёr pёr qёllime politike.

* Ishte 54 vjeç dhe kishte pas vetё mbi 3 dekada aktiviteti politik, qё e kishin drejtuar drejt qёllimit tё tij. Sigurisht, jo nёpёrmes njё rruge tё shtruar dhe tё paraplanifikuar , por me vizionin e qёllimit tё tij gjithmonё para syve dhe me njё besim tё madh nё ekzistencёn e tij, krijoi vazhdimisht mjete dhe rrugё tё reja. Personaliteti i tij ishte unik, i shumёanshёm dhe shumё aktiv. Ishte njё politikan, njё ligjvёnёs, jurist, orator, shkrimtar historik, poet, shkruajti njё vepёr mbi gramatikёn, u mor me matematikёn, sektorёt teknikё, arkitektonikё, dhe gjithmonё mbante pranё vetes njerёzit e duhur qё do ta ndihmonin nё qёllimin e tij.Mund tё diktonte mbi kale, gjashtё zyrtarёve qё shkruanin gjashtё letra me pёrmbajtje tё ndryshme. Me kёtё aftёsi krijohej njё dinamikё qё kёrkonte mё tё lartёn si nga ai ashtu dhe nga tё tjerёt qё kishte pёrreth. Shfaqej çdo herё nё shpejtёsinё e aksionit, por sidomos nё lёvizjet e tij ushtarake. Nevoja e tij e vogёl pёr gjumё i lejonte tё fitonte kohё duke udhёtuar natёn nё karroçёn e tij. Kёto veçori ishin si tё detyrueshme pёr njё trup qё mund ti rezistonte gjithçkaje.

* Çezari ishte i gjatё dhe i dobёt, me sy tё gjallёrueshёm tё zinj dhe karakteristikat e tij kishin shpesh herё ёmbёlsi dhe mirёsi. Vazhdimisht demonstronte trupin e tij tё stёrvitur, tё cilin e mbante nё njё formё tё shkёlqyer, duke u stёrvitur pёrditё. Ishte njё njeri i pёrmbajtshёm, gjё qё e ndihmonte tё mbetej i shёndoshё por edhe nga ana tjetёr pa e prishur qejfin e tij, shmangte gjithmonё ekzagjerimet me pijen. Kishte njё kujdes tё veçantё pёr veshjen e tij, sikur kur ishte i ri ashtu edhe mё vonё. Kishte prirje gjithmonё pёr perfeksion, gjё qё vёrtetohet nё faktin se ndonjёherё kur ndёrtonte ndonjё vilё, qё nuk ishte tamam sikur ai e donte, jepte urdhёr ta shёmbnin dhe ta rindёrtonin qё nga fillimi. Pёr shkak tё kёtyre prirjeve besonte se pёr tu plotёsuar detyra e tij, duhej tё bёhej kryetari i shtetit. Edhe njё element tjeter i veçantё nё personalitetin e tij ishte ai qё i kundёrvihet vetes sё tij. Kur arrin nё njё kufi e njeh dhe vepron sipas pёrvojёs qё ka fituar deri atёherё.
Tёrheqja e tij ishte shumё e madhe dhe buronte nga njё xhentilesё natyrale, qё dilte nga thellёsia e zemrёs sё tij. Arti i çezarit nё trajtimin e njerёzve duket shumё qartё nё marёdhёniet qё kishte me ushtarёt e tij. Madhёshtia e strategjikёs sё tij sё bashku me lidhjen me ushtarёt e tij kishin si rezultat njё pushtet qё sillte nё duart e tij akoma dhe ushtarin mё tё fundit. Nga ana tjetёr dhe i qortonte, i ndёshkonte, i shqyrtonte gjёrat hapur dhe qartё dhe nё fund i bindte se kishin mundёsi tё shmangnin humbjen dhe se mund tё korrigjonin gjёrat.
Kurrё nuk u mundua pёr tu dhёnё kurajo ushtarёve tё tij, duke u fshehur tё vёrtetёn ose duke u thёnё gёnjeshtra. Nё pёrgjithsi besonte se vetёm nёpёrmes sinqeritetit arrihet besimi midis tij dhe ushtarёve tё tij. Gjithmonё luftonte sё bashku me ta dhe jo vetёm kur ekzistonte ndonjё rast i nevojshёm. Nuk mungonte tё sterviste vetё disa herё ushtarёt e tij dhe tё merret shpesh herё me çdonjёrin personalisht. Gjithmonё ishte i gatshёm tё njihte shёrbime trimёrie, duke u dhёnё armё tё çmuara dhe grada. Me tё njёjtёn mёnyrё fitonte dhe besimin e popullit, sidomos nё fillimin e aktivitetit tё tij politik.

* Njё burrё me njё rrezatim tё tillё bёnte shumё pёrshtypje dhe grave. Arritjet e tij erotike dёgjohen kudo. Pas vdekjes sё tё atit, lidhja e tij me tё ёmёn dhe tё motrёn u bё mё e ngushtё. Burrat qё kishin nё rininё e tyre njё nёnё tё mirё dhe tё dashur , kёrkojnё nё jetёn e tyre tё gjejne kompletimin nё format e ndryshme tё saj, nё imazhin e gruas. Njё gjё e tillё ndodhi dhe me Çezarin. Ana mё e bukur e karakterit tё tij shfaqej nё lidhje me armiqtё e tij. Mundohej tё binte dakort, duke treguar njё gjёndje kompromisi dhe shpirtbutёsie tek tё gjithё ata qё morёn anёn e Pompeit. Ndjehej njelloj i pёrgjegjshёm si pёr romakёt qё e mbёshtesnin ashtu si dhe pёr ata qё ishin kundёr tij.

* Jeta e tij ishte e mbushur me prova tё shpirtmadhёsisё sё tij ( falja e pengjeve tё luftёs nё Korfini etj) jo vetёm nё tema qё kishin tё bёnin me politikё, por edhe nё raste tё tjera (psh ndalonte duelet, pak pёrpara se i humburi tё merrte goditjen vdekjeprurёse). Megjithatё mund tё anashkalonte shpirtmadhёsinё e tij dhe tё tregonte njё ashpёrsi , atёherё kur ishte e nevojshme dhe sidomos nё temat politike. Pёrfundimisht, kёtё virtyt tё tij, e paguajti me jetёn e tij, pasi ata tё cilёve u kishte falur jetёn me shpirtmadhёsinё e tij, ishin ata qё pёrbёnё pjesёn mё tё madhe tё atyre qё kryen komplotin dhe vrasjen e tij.

* Mbёshtetёsit e tij tё inatosur thanё, pas vdekjes sё tij, se Çezari u shkatёrrua nga shpirtmadhёsia e tij dhe nёse nuk e tregonte njё gjё tё tillё, nuk do ti ndodhte kjo (Nikolau i Damaskut). Jul Çezari ishte njё personalitet i madhёrishёm dhe i shumёanshёm i epokёs nё tё cilёn jetoi. Kishte aftёsinё tё vlerёsonte drejt çdo moment, pavarёsisht butёsisё sё tij. Ishte njё strateg i madh, joshёs dhe mirёsjellshёm me miqtё e tij, i kuptueshёm me armiqtё e tij, xhentil me tё gjithё, orator i shkёlqyer dhe pёrveç tё tjerave krijues i planeve jetёdhёnёse qё i shёrbyen shtetit.Pёrfundimisht, ishte me tё vёrtetё njё bir i denjё i Afёrditёs dhe thёnja e tij misterioze: “Erdha, pashё, fitova”

1 comment:

Elsina Mecaj said...

Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
* dua magjinë
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512