16 February 2011

Aleksandri i Maqedonise

ALEKSANDRI i Maqedonisë, Greq.: Ἀλέξανδρος ὁ Μέγας ose Μέγας Ἀλέξανδρος (356-323 p.e.r), strateg ushtarak dhë burrë shteti i shquar i lashtësisë, mbret i Maqedonisë. Aleksandri konsiderohet nga brezat pasardhës si pushtuesi legjendar i Perandorisë së Vjetër Perse (që përfshinte në atë kohë edhe Egjiptin), i cili përparoi, i shtyrë nga vrulli i tij i furishëm, deri në brigjete Indisë. Ai donte të shkonte deri në kufijtë e Tokës, e cila imagjinohej e sheshtë dhe e rrethuar nga lumi Oqean. Megjithëse vdiq shumë i ri, vetëm 33 vjeç, ai krijoi perandorinë më të madhe që ka njohur bota ndonjëherë.
Në vitin 334 para erës sonë, Aleksandri kaloi Helespontin (emri i vjetër i Dardaneleve) e Europës, shkoi drejt Azisë dhe bota ndryshoi përgjithmonë. Polisin (qytetin) grek e pasoi kozmopolisi: qytete sipas modelit grek u krijuan në të gjithë Orientin, madje, edhe vetë Greqia u bë kozmopolite. Një art i ri "helenist" (më humanist) zëvendësoi stilin klasik (më idealist).
Shumë legjenda janë thurur rreth këtij pushtuesi të ri dhe tërheqës. Thuhej se nëna e tij, Olimpia, kishte gjetur në djepin e foshnjës një gjarpër, shenjë e qartë e madhështisë së tij të ardhshme. Të dy, nënë e bir, janë përzier në vrasjen e babait të Aleksandrit, Filipit II, në prag të një martese që kërcënonte pozitën dhe pushtetin e tyre. Bysefali, kali i Aleksandrit, thotë Herodoti, iu dhurua kur ai ishte adoleshent, sepse hazdisur. Martesae Aleksandrit me Roksanën na është paraqitur si pasion dashurie, por ka shumë të ngjarë që ajo të ishte një aleancë politike. Pretendohet se ai e kishte formuar karakterin e tij sipas modelit të Akilit.
Jo vetëm në legjendë, por edhe realisht Aleksandri mbetet një nga udhëheqësit ushtarakë më të mëdhenj të historisë. Ai mposhti armikun më të vjetër të grekëve, Perandorinë Perse, dhe mbeti i pamundur në 10 vjet luftime, edhe pse ushtria e tij ishte gjithmonë më e vogël në numër se ajo e mbretit pers, Darit III. Strategjia e guximshme që vuri në jetë Aleksandri qëndronte në mbajtjen e ushtrisë me ushqimet që ajo mund të siguronte gjatë rrugës dhe jo duke u furnizuar nga prapavija; kjo i lejoi Aleksandrit të përparonte shumë shpejt. Mbreti i Madh i persëve nuk pati asnjëherë mundësi të mblidhte të gjitha forcat që dispononte dhe humbja e tij në betejën e Isysit i dha mundësi Aleksandrit të përfshinte edhe Persinë në perandorinë e vet.
Sipas persëve, Aleksandri është fajtor për djegien e Pallatit të Persepolit. Diodori i Sicilisë lë të kuptohet se ky veprim qe rezultati i një nate dehjeje dhe se nuk bëhej fjalë për një akt të paramenduar. Ndërsa Arrieni është i mendimit se djegia e Persepolit ishte një veprim i menduar mirë, si hakmarrje për shkatërrimin e Athinës nga persët në shekullin e 5-të.
Gjetjet arkeologjike tregojnë se djegia e Persepolit ishte një akt i paramenduar, sepse të gjitha sendet e lara në ar i patën hequr nga qyteti pak kohë përpara se ti vihej flaka qytetit. Shkatërrimi i këtij qyteti, që simbolizonte unitetin e mbretërisë perse, bënte pjesë në strategjinë e pushtimit të grekëve. Përsa kohë që qyteti ekzistoi, ai shërbeu si qendër ku mblidheshin kundërshtarë të regjimit të ri.
Aristoteli, mësuesi i shquar i Aleksandrit, i kishte mësuar atij se grekët qëndrojnë më lart se të gjithë popujt e tjerë, të cilët ai i quante "barbaroi" (barbarë). Ndërsa pushtuesi i ri kërkoi të impononte vizionin e tij të një bote të bashkuar. Në vend që ti trajtonte grekët si miq dhe jo-grekët si armiq, ai i zgjidhte njerëzit sipas meritës dhe kishte arritur deri aty sa të linte në postet e tyre edhe administratorë persë të Perandorisë Perse, tashmë të pushtuar prej tij. Mund të shtrohet pyetja nëse kjo politikë është një provë që tregon humanizmin dhe kulturën e Aleksandrit apo mungesën e interesit për administrimin praktik. Në fakt, maqedonasit nuk i vlerësonin përpjekjet për të krijuar një ushtri të përbërë nga batalione kozmopolite dhe, për më tepër, kur Aleksandri u përpoq ti detyronte ushtarët e tij të martoheshin me gra të vendeve të tjera, ai ndeshi në ngurrimin e tyre.
Vizioni kozmopolit i Aleksandrit dhe adoptimi prej tij i veshjeve dhe i zakoneve orientale bënë që disa grekë ta akuzonin se ai po çmendej dhe se e konsideronte veten perëndi. Mbretërit e hyjnizuar nuk ishin të rrallë në kulturat e tjera, por kjo ide ishte mjaft lënduese dhe tronditëse për grekët. Ndonëse ishte prijës, Aleksandri hidhej i pari në betejë, duke e vënë veten në rrezik shumë të madh, por asgjë nuk na lejon të dalin në përfundimin se ai ishte i çmendur. Aleksandri përpiqej të krijonte rreth personit të tij një legjendë. Ai kishte si model heronjtë e Homerit. Kur kërkoi të dënonte guvernatorin e Gazës, e tërhoqi atë pas karrocës së tij, siç kishte bërë Akili me Hektorin, pas fitores. Ndonjëherë i ndodhte të vepronte pa u menduar, nën pushtetin e pasionit. Në një çast zemërimi të shkaktuar nga pija, ai vrau mikun e tij Kleitos, por më vonë u pendua për këtë akt me po të njëjtin zemërim ndaj vetes.
Vdekja e parakohshme e Aleksandrit e bën të vështirë vlerësimin e rolit të tij si burrë shteti. Ai ishte ende duke zgjeruar perandorinë e tij, kur vdiq nga malarja. Asgjë nuk provon se ai kishte një plan të qartë për të qeverisur territoret e gjera që kishte pushtuar. Pas vdekjes së tij, perandoria u nda në tri provinca të mëdha, që administroheshin në mënyrë të veçantë. Kjo nuk do të thotë që ndikimi i Aleksandrit qe jetëshkurtër. Nga përzierja e kulturave greke dhe orientale lindi qytetërimi helenistik. Arkitektura u bë më e përpunuar dhe arti më humanist, duke paraqitur njerëz më pak të përkryer dhe duke shprehur shpesh dhimbjen. Në disa biblioteka, si, përshembull, në atë të Aleksandrisë, u mblodh dhe u klasifikua letërsia,që më vonë do të ndikonte te romakët.

JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ALAKSANDRIT TË MADH

* Aleksandri ishte ende fëmijë kur i thanë se babai i tij, Filipi i Maqedonisë, kishte fituar një betejë. Fëmija plot ambicie thirri:
- Po qe se baba i fiton të gjitha betejat, çfarë do të më mbetet mua për të bërë?

* Babai i Aleksandrit, Filipi i Maqedonisë, po ankohej për një plagë që kishte marrë në luftë. Ngaqë kishte dhimbje të madhe, ecte duke çaluar. Aleksandri atëherë i tha:
- Baba, nuk duhet të dëshpërohesh nga kjo plagë që në çdo hap të kujton lavdinë dhe trimërinë tënde.

* Përpara se të nisej për në Azi, Aristoteli i tha Aleksandrit të Madh që të priste për këtë ekspeditë sa të arrinte një moshë të rritur. Ashtu ai do të luftonte më me pjekuri.
- Kjo është e vërtetë, - iu përgjigj Aleksandri, - por nuk duhet harruar se në të njëjtën kohë do të humbisja vrullin rinor.

* Aleksandri në një takim me të dërguarit e Persisë, deshi të mësonte jo për pasurinë dhe jetën luksoze që bënte mbreti i tyre, por për qëndrimin që mbante dhe forcat e tij ushtarake. Të dërguarit e Darit i thanë mbretit të tyre kur u kthyen:
- Ju jeni i pasur, por Aleksandri do të bëhet i madh.

* Kur i thanë Aleksandrit të Madh se mbreti i Persisë, Dari, ishte duke përgatitur një ushtri shumë të madhe, ai u përgjigj:
- Ujku nuk e vret mendjen fare për të ditur nëse është apo nuk është e madhe kopeja që do të sulmojë.

* Kur nisi fushatën e Azisë, Aleksandri ua shpërndau gjithë pasurinë kapitenëve të ushtrisë së tij.
- Po për vete çfarë mbajte? - e pyeti njëri prej tyre. -Shpresën, - u përgjigj Aleksandri.

* Përpara betejës së Arbelës(beteja e Arbelës 331 p.e.s. qytet i Asirisë së lashtë,ku Aleksandri mundi Darin e III të Persisë), Dari i bëri të ditur Aleksandrit se, po të pranonte miqësinë me të, do t'i dhuronte gjysmën e mbretërisë së tij. Aleksandri e pyeti tregtarin Parmenion, që e mori vesh ofertën, se çfarë mendonte:
- Në qoftë se unë do të isha Aleksandër, do të pranoja - tha Parmenioni. - Edhe unë, - tha Aleksandri, - do të pranoja, në qoftë se do të isha Parmenion. Po unë jam mbret, nuk jam tregtar.

* Dari kishte mbledhur gjithë ushtrinë e tij pranë gytetit Arbela. Natën para betejës, Aleksandri bëri gjumë të thellë dhe në mëngjes gjeneralët mezi e zgjuan. Ndërkohë trupat persiane po afroheshin në kampin maqedonas.
-Po si është e mundur, - i thanë, - që t'i të flesh kaq i shkujdesur?
-Sepse më qetësoi shumë mbreti Dar, duke mbledhur të gjithë trupat e tij vetëm në një pikë. Kështu vetëm me një betejë mund t'i shkatërroj krejt.

* Gjenerali Polisperkonte e këshilloi Aleksandrin ta sulmonte Darin gjatë natës, sepse kështu do ta gjente në befasi dhe do ta shkatërronte lehtë.
- Nuk e kam zakon që t'i vjedh fitoret natën si hajdutët, - tha Aleksandri.

* Kur Aleksandri donte të kalonte lumin Idapse , iu mblodhën të gjitha rreziqet: një furtunë e tmerrshme me bubullima e rrufe, lumi tej për tej mbushur me ujë, ushtria e armikut e vendosur në pozicione dhe e pajisur me elefantë e mjete të tjera. Aleksandri i qetë dhe i kthjellët tha:
- Ja më në fund një betejë e denjë për mua.

* Aleksandri i Madh mori vesh se një prej ushtarëve kishte marrë emrin e tij. E thirri dhe i tha:
- Ti do të mbash emrin tim? Mbaje meqë të pëlqen, por mos harro se edhe në beteja e ke emrin Aleksandër.

* Një ditë oborrtarët ishin duke e nxitur kundër një njeriu që kishte folur për të. Aleksandri nuk donte në asnjë mënyrë të ndëshkonte atë njeri ndaj u tha:
- Të përgojohen mbretërit, kjo është një gjë e zakonshme. Edhe kur ata bëjnë mirë janë të detyruar të dëgjojnë fjalë të këqija.

* Një ditë Aleksandri i Madh për të shpërblyer filozofin, Ksenokrat, që e admironte, deshi t'i dhuronte njëqindmijë lira. Por filozofi i fyer në sedër nuk pranoi. Aleksandri i Madh e kuptoi se shkaku i mospranimit ishte kryelartësia e krenaria dhe duke u treguar këtë radhë më shumë filozof se filozofi i tha:
- Po si nuk ke ndonjë mik që të ketë nevojë për këtë shumë. Mua nuk më mjaftojnë thesaret për të shpërblyer miqtë e mi, kurse ti nuk di si të shpërndash midis miqve të tu vetëm njëqindmijë lira?

* E pyetën njëherë Aleksandrin se përse nderonte më shumë Aristotelin, mësuesin e tij, sesa babanë e vet?
- Sepse, - u përgjigj Aleksandri - mbreti Filip duke më dhënë jetën më zbriti nga qielli në tokë, ndërsa Aristoteli me mësimet e tij, më bëri të ngjitem nga toka në qiell.

* Një i ri maqedonas kishte sjellë në ballo një vajzë shumë të bukur. Aleksandri që ishte i pranishëm e vështroi dhe deshi ta bënte të vetën. Kur mori vesh se djaloshi që i rrinte pranë e dashuronte shumë dhe do të martohej me të, e mori më një anë dhe i tha:
Meqenëse e do kaq shumë këtë vajzë, merre dhe ik shpejt bashkë me të për t'i shpëtuar çdo rreziku.

* Kur Aleksandri i madh po qortonte një pirat për grabitjet që kishte bërë, ai iu përgjigj:
- Jam pirat sepse kam vetëm një anije. Po të kisha shumë, do të isha mbret.

* Kur kishte marrë një plagë në betejë, Aleksandri, iu drejtua oborrtarëve të tij duke u thënë:
- Vështroni mirë tani se çfarë duhet të mendojnë ata që për të më bërë lajka të neveritshme, shkojnë edhe thonë se unë jam veçse një njeri i zakonshëm i kësaj bote si edhe ju.

* Aleksandri u ndodh një herë në Athinë, ku donte të takonte Diogjenin. Shkoi për të vizituar filozofin e futur në fuçinë e tij, duke qënë i rrethuar nga e gjithë shpura e tij. Kur po qëndronte përballë, i tha se ç'mund të bënte për të.
- Të mos më zësh diellin, - i tha i indinjuar nga kjo përgjigje e pasjellshme, por Aleksandri gjithë admirim i tha:
- Në qoftë se unë nuk do të isha Aleksandër, do të doja të isha Diogjen.

* Përpara se të vdiste Aleksandri tha:- Po i lë perandorisë sime më të merituarit, por parashikoj që miqtë e mi do të bëjnë nderimet e fundit me armë në dorë kundër njëri-tjetrit.

* Kur Aleksandri ishte duke vdekur, njerëzit e familjes e pyetën se ku i kishte fshehur thesaret e tij. Aleksandri u përgjigj:
- Do t'i gjeni në kuletat e miqve të mi.

1 comment:

Elsina Mecaj said...

Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
* dua magjinë
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512