24 February 2011

Adoleshenca

Fjala adoleshent vjen nga latinishtja “adolescere” që do të thotë “rritem” ose “piqem”, “maturohem”. Është një etapë e zhvillimit social, emocional dhe intelektual që e zhvendos të riun drejt të rriturit. Kjo është kryesisht dukuri sociale dhe kulturore. Aktualisht ka moskuptime të shumta e diversitet pikëpamjesh midis psikologëve për kohën e fillimit dhe mbarimit të moshës.

Përgjithësisht është pranuar se adoleshenca si moshë, marrë në përgjithësi, kap dhjetëvjeçarin e dytë të jetës njerëzore. Këtu hyjnë: paradoleshenca, që nga 10-11 vjeç deri 12-13 vjeç; adoleshenca në kuptimin më të ngushtë e të mirëfilltë të fjalës nga 12 -13 vjeç deri 15-16 vjeç; kalimi nga adoleshenca në atë që mund të quhet rini e parë nga 15 -16 vjeç deri më 17-18 vjeç; dhe më tutje fillimet e rinisë nga 17-18 vjeç deri në rininë e pjekur.

Problemet e adoleshencës kanë qenë në qendër të vëmendjes së shoqërisë njerëzore që në fillimet e historisë së saj. Platoni ishte i habitur nga rebelimi i të rinjve dhe në librin e III-të “Republika” kërkon rrugët për edukimin e rinisë me përgjegjësinë e qytetarit të rritur. Po ashtu, Aristoteli ishte i shqetësuar për natyrën e ndryshueshme dhe të paparashikueshme të të rinjve, të cilët i përshkruan në “Retorikën” e tij impulsivë, të irrituar, tepër emocional dhe të paaftë që të shtyjnë kënaqësinë për më vonë ose të tolerojnë kriticizmin. Ndërsa, Sokrati, i alarmuar nga sjellja e të rinjve shkruan për kohën e vet: “Fëmijët tashmë kanë qejf luksin. Ata kanë maniera të këqija, përçmojnë autoritetin. Shfaqin mungesë respekti për të moshuarit dhe më tepër pëlqejnë llafet se sa të ushtrohen. Fëmijët tanë janë tiranë dhe jo shërbyes të zotëve të tyre të shtëpisë.1

Psikiatri amerikan Rahl R. Grinson e ka dhënë mendimin e vet mbi rininë e sotme dhe vlerësimin e tij i ngjashëm me atë të Sokratit mbi rininë e kohës së Athinës së vjetër. Ai thotë: “Rinia e sotme është bastarduar; ajo është rritur duke u mësuar me kënaqësira të shpejta, relativisht e çliruar nga dëshpërimet.”2

Ne sot, gjithashtu mund të themi se problemi i rinisë ka qenë aktual gjithmonë, por si duket asnjëherë më parë nuk ka qenë i pranishëm sikur sot. Jo vetëm dukuri të pazakonta janë të pranishme në jetën e brezit të ri, por ato i japin një karakteristikë të veçantë edhe jetës bashkëkohore. Ndonëse pasojat, e atyre dukurive vërehen në të gjitha sferat e jetës, në atë shpirtërore, moralo-etike e fetare janë më të theksuara. Jemi dëshmitarë të gjallë të një shkëputjeje tepër të guximshme, shumë radikale të rinisë nga të gjitha kuptimet tradicionale-konvencionale e fetare, të cilat për brezat e moshuar janë rrethe të forta ku është zhvilluar jeta e tyre e gjithëmbarshme. Ne shikojmë çdo ditë se si të rinjtë – djem e vajza shkelin mbi ato gjëra që brezi më i vjetër akoma i konsideron (qoftë edhe formalisht) si shenjtëritë më të mëdha. Shpesh shikojmë krejtësisht indiferent si nuk respektohet autoriteti i Zotit, i Kur’anit, i Pejgamberit dhe i religjionit në përgjithësi, zhduket turpi, ndjenja e nderit, dinjitetit etj. Vlera dhe rëndësia e jashtëzakonshme e vatrës familjare, autoriteti i prindit, nënës, i gruas, motrës dhe të afërmeve të tjerë gjithnjë më shumë është duke u dobësuar, për të mos thënë duke u zhdukur te një pjesë e madhe e rinisë. Në vend të autoriteteve te “mbijetuara”, ata pasionohen pas idhujve të rinj që i krijuan vet për vetën e tyre. Këta janë në radhë të parë “hipitë”, “heavy yjet” e muzikës degjeneruese “rock and roll”, etj.

Hipererotizmi (shfaqja ekstreme e energjisë seksuale) është një element i veçantë dhe karakteristikë në jetën e të rinjve e të rejave tona. Në këtë pikëpamje, ata si duket u treguan më të pakujdesshmit, për të mos thënë më të paturpshmit. Në manifestimin e tyre të hipereoritizmit shkuan aq larg, sa që disa dukuri nga ajo sferë nuk mund kurrsesi të kuptohen e të shpjegohen.

Si do të shpjegonim për shembull dukurinë e mungesës totale të turpit në shfrenimin e tyre seksual? Si do t’i shpjegonim pamjet e imoralitetit vulgar nëpër rrugë e në vende publike? Për mendimin tonë këto janë dukuri të pashpjegueshme, sepse turpi është veti që lind me njeriun dhe si mund të zhduket aq shpejt te rinia.

Pejgamberi (s) lidhur me këtë thotë: “Gjëja e parë që do të zhduket nga ummeti im është turpi dhe besa”3. Ndërsa në hadithin tjetër shton: “Turpi dhe imani (besimi) janë bashkë njëri me tjetrin, kur humb njëri prej tyre, humbet edhe tjetri”4


Adoleshenca si aventurë

Pas një periudhe të gjatë nga vitet me të hershme të fëmijërisë, ia beh e vërteta e jetës, vjen mosha 11- 20 vjet. Tani nuk ka më etapë, periudhë, tani ka vetëm aventurë. Çfarë do të thotë kjo?

Autori i njohur Samuel Ullmanin na e shpjegon këtë shumë mirë duke thënë:

“Rinia nuk është një periudhë e jetës, ajo është një gjendje shpirtërore, një shprehje e vullnetit, një cilësi e imagjinatës, një intensitet emotiv, një fitore e kurajos mbi ndrojtjen, është shija e aventurës mbi dëshirën për rehati.

Njeriu nuk plaket sepse ka jetuar një numër të caktuar vitesh, ai moshohet sepse braktis idealin e tij. Vitet rrudhin lëkurën, kurse braktisja e idealit zhburos shpirtin. Hallet, dyshimet, frika dhe dëshpërimi janë armiq që pak nga pak na përkulin drejt tokës dhe na bëjnë pluhur para se të vdesim.

I ri është ai që habitet dhe mahnitet. Ai që pyet si një fëmijë i pangopur dhe pastaj? Ai që sfidon ngjarjet dhe gjen gëzim në lojën e jetës.

Ju jeni aq i ri sa edhe besimi juaj. Aq i vjetër sa edhe dyshimi juaj. Aq i vjetër sa edhe drobitja juaj.

Ju do të mbeteni i ri për sa kohë që do të jeni receptiv. Receptiv karshi asaj që është e bukur, e mirë, e madhe. Receptiv karshi mesazheve të natyrës, të njeriut, të infinitit.

Në qoftë se një ditë zemra jote do të kafshohet nga pesimizmi, do të brehet nga cinizmi, atëherë Zoti pastë mëshirë për shpirtin tuaj prej plaku.5

Në të vërtetë jetëgjatë nuk janë ata që jetojnë shumë vite, por ata që arrijnë ta bëjnë jetën e tyre sa më frytdhënëse, sa më produktive, ata që lënë gjurmë në histori. E parë në këtë këndvështrim, megjithëse mund të ketë njerëz me moshë mbi njëqind vjeçare, në të vërtetë ata mund të quhen edhe jetëshkurtër, ashtu siç është e mundur që te kemi pesëmbëdhjetëvjeçarë, të cilët janë të aftë të arrijnë shkallët më të larta duke e përdorur jetën e tyre në atë mënyrë që lënë gjurmë edhe pas vdekjes së tyre të hershme. Në këtë kuptim mund të themi se i ri është çdo person që është i aftë të luajë rolin e vet në shoqëri, qoftë ai fëmijë, adoleshent, i ri apo i vjetër. Prandaj, pjesëmarrja e tyre në shoqëri nuk kufizohet me ndonjë moshë të veçantë, apo me ndonjë periudhë të caktuar kohore. Njeriu do të mbetet i ri, për aq kohë sa do të jetë në gjendje t’i shërbejë shoqërisë së vet, vendit të vet dhe kombit të vet. Ai do të jetë të ri për sa kohë që specialitetet e veta do t’i vë në shërbim të së mirës qoftë ai punonjës apo punëdhënës. Thënë krejt shkurt i ri është ai që e ka shpirtin e ri.

1 comment:

Elsina Mecaj said...

Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
* dua magjinë
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512