31 May 2011

SHQIPERIA


Shqipëria (gegnisht: Shqipnía, historikisht: Arbëria, ndërkombëtar: Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Maqedonia dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë  përgjatë ngushtesës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe mbi 3.5 milion banorë, prej të cilëve mbi 900,000 banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën.

Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë por të suksesshme drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit.

Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011.


Vendndodhja gjeografike

Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.

Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Kryeqyteti i saj është Tirana.

Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë:
657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).

Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugeve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalëzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

 

Relievi

Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi keqformues në tërësine e Albanideve, që tani përbëjne tokën e nëntokën e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme lidhjesh.

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike)
   1. Alpet shqiptare
   2. Krahina malore qendrore
   3. Krahina malore jugore
   4. Ultësira bregdetare

Lagunat kryesore janë
    * Laguna e Lunrës (Vilunit)
    * Laguna e Patokut
    * Laguna e Bishtrakës
    * Laguna e Karavastaës
    * Laguna e Nartës
    * Laguna e Pashalimanit

Plazhet kryesore janë
    * Plazhi i Velipojës
    * Plazhi i Shëngjinit
    * Plazhi i Talës
    * Plazhi i Durrësit
    * Plazhi i Divjakës
    * Plazhi i Semanit
    * Plazhi i Vlorës
    * Plazhi i Dhërmiut
    * Plazhi i Himarës
    * Plazhi i Sarandës

Kepat kryesore janë
    * Kepi i Rodonit
    * Kepi i Bishtit të Pallës
    * Kepi i Gjuhezës

Klima

Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare, me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.
Ndriçimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës.
Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.

Njësitë territoriale

Ndarja administrative njësive territoriale në Shqipëri është bërë në disa nivele duke filluar nga niveli më i madh qarku pastaj rrethi, bashkia dhe komuna.
Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe:
  1. Qarku i Beratit
  2. Qarku i Dibrës
  3. Qarku i Durrësit
  4. Qarku i Elbasanit
  1. Qarku i Fierit
  2. Qarku i Gjirokastrës
  3. Qarku i Korçës
  4. Qarku i Kukësit
  1. Qarku i Lezhës
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Qarku i Tiranës
  4. Qarku i Vlorës
të cilat ndahen më tej në 36 rrethe:
  1. Rrethi i Beratit
  2. Rrethi i Bulqizës
  3. Rrethi i Delvinës
  4. Rrethi i Devollit
  5. Rrethi i Dibrës
  6. Rrethi i Durrësit
  7. Rrethi i Elbasanit
  8. Rrethi i Fierit
  9. Rrethi i Gjirokastrës
  10. Rrethi i Gramshit
  11. Rrethi i Hasit
  12. Rrethi i Kavajës
  1. Rrethi i Kolonjës
  2. Rrethi i Korçës
  3. Rrethi i Krujës
  4. Rrethi i Kuçovës
  5. Rrethi i Kukësit
  6. Rrethi i Kurbinit
  7. Rrethi i Lezhës
  8. Rrethi i Librazhdit
  9. Rrethi i Lushnjës
  10. Rrethi i Malësisë së Madhe
  11. Rrethi i Mallakastrës
  12. Rrethi i Matit
  1. Rrethi i Mirditës
  2. Rrethi i Peqinit
  3. Rrethi i Përmetit
  4. Rrethi i Pogradecit
  5. Rrethi i Pukës
  6. Rrethi i Sarandës
  7. Rrethi i Shkodrës
  8. Rrethi i Skraparit
  9. Rrethi i Tepelenës
  10. Rrethi i Tiranës
  11. Rrethi i Tropojës
  12. Rrethi i Vlorës


Mendohet që rrjedha parahistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-evropian të cilët historiani grek Herodoti i përshkruante me emrin "pellazgë". Shumë njerëz i quajnë shqiptarët pasardhës të drejtpërdrejtë të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte i vendosur në Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në ndërtimin politik në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë.
[redakto] Pellazgët

Lashtesia
Pellazgët ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve të lashta të lëna nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Aziës së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.

Në mesin e mijëvjeçarit të tretë dhe në fillim të mijëvjeçarit te dytë para Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori. Këtu u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin parardhësit e ilirëve.




Ilirët
Ilirët, parardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje gjenetike të grupeve fisnore të familjeve të mëdha shqiptare si në zonat urbane e rurale si dhe nga studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku 99% shqiptare, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, ShBA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Grekët.

Shqipëria nën sundimin osman

Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".

Rilindja Kombëtare

Nga mesi i shekullit të 19-të Turqia ishte në ethet e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të njohur më shpesh sot si Lidhja e Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara në katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës - në një shtet vetqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (sllavisht: Bitola, IRJ Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përfshire alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim..

Popullsia në Shqipëri
Shqipëria ka 3,195,000 banorë. 55% të Shqipëtarëve jetojnë nëpër fshatra. Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore. Në 2004 shteti Shqiptarë shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë emigruar rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua. Tirana kishte në vitin 1990 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 600,000 banorë, kjo është një rritje prej 2.4. Në atë kohë njerëzit kanë lënë vendin dhe kanë shkuar nëpër vënde të huaja ose njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar nëpër qytete. Kështu shumë fshatra në jug janë sot të lëna pas dore. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllahët (10,000), sllavët (3,000 serb, boshnjak, goran dhe maqedonas, rom 9,000). Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qëndrat e mëdha si Durrësi, Tirana.


Popullsia Etnike

Shqiptarët

Shqiptarët janë grupi etnik më i madh në Shqipëri, d.m.th 90 %. Shqipëria është vëndi i dytë në Ballkan më homogjen, mbas Greqisë me 93 %.
Shqiptarët ndahen në dy grupe medha: Gegët edhe Toskët, që nuk kanë vetëm ndryshime në gjuhe por edhe në kulturë. Toskët janë ndikuar nga kultura lindore qe kanë sjellë Osmanët nga Turqia ndërkohë qe Gegët kishin një jetë më shumë katolike-arkaike fisnore (për shembull Kanuni). Në Shkodër kemi një rast të veçantë, sepse aty ishin venecianët deri në shekullin e 15, këtu katolizmi edhe lidhjet me Italinl kanë krijuar mëndjesinë e njerëzve në Shkodër.

 Grekët

Sipas të dhënave zyrëtare pakica kombëtare më e madhe që jeton në territorin e Republikës së Shqipërisë është pakica greke. Popullsia e saj, sipas të dhënave nga Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe i Banesave i vitit 1989 është 58.758 banorë. Pjesa dërrmuese e saj jeton në jug të vendit, në 40 fshatra të rrethit Gjirokastër, 35 fshatra të Sarandës, 16 fshatra të Delvinës dhe 3 fshatra të Përmetit. Pakica kombëtare greke është pakica e parë e njohur nga shteti shqiptar dhe mund të thuhet se çështja e pakicave kombëtare në Shqipëri ka qenë identifikuar për një kohë të gjatë me pakicën greke.

 Romët

Vendbanimet e bashkësive vllah/arumun në Shqipëri datojnë qysh herët në histori. Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar në të gjitha pikëpamjet e jetës së vendit me popullatën e përgjithshme, duke dhënë ndihmën e tyre dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare. Zyrtarisht ka Shqipëria rreth 1,300 Romë por burimet të tjera thuajnë që jetonjë përafërsisht 120,000 Romë në Shqipëri.[9]
Vllahët/arumunët zyrëtarisht në Shqipëri janë të njohur si vogëlsi gjuhësore, të ngjashëm me romët. Poullsia me origjinë vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në fillim të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorike. Bashkësia ka botuar në gjuhën arumune libra për historinë dhe literaturë tjetër.

 Malazezët

Ky minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës.[10] Serbët kanë marrë gjendjen e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit malazez.
Serbët votojnë për Partinë e të Drejtave të Njeriut, anëtarët e së cilës janë kryesisht qytetarë të minoritetit grek. Kjo parti ka tre përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë dhe një minister në qeveri. Milan Brojovic (serb) është zëvendës-kryetar i Partisë, dhe drejtor i Menaxhimit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Malazezet janë të bashkuar në Shoqatën "Moraca-Rozafa", qendra e së cilës është në Shkodër.

 

Maqedonasit

Jeton në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës ne Korçë, si dhe në disa fshatra të tjera në rrethin e Dibrës. Numri i tyre në Shqipëri mund të luhatet nga 5.000-10.000. Minoriteti maqedon ndodhet i përqëndruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me IRJ Maqedoninë dhe Greqinë. Sipërfaqja e zones së Prespës është 213.9 km2. Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi. Ky fshat e ka patur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar. Në takim me banorët vendas, u kërkua që fshatrat të quhen me emrat e tyre në origjinsl: Pustec, Gollomboq, Bezmosht, etj. Drejtuesit e qeverisjes vendore u shprehën të gatshëm për ta pranuar ktë kërkesë.


Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e shtetit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fillimi i viteve 90-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm, tregu permban të gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.

 

Ekonomia

 Nafta

Në jug të Shqipërisë do të kërkohet për gaz dhe naftë dhe për këtë tashmë është nënshkruar marrëveshja. Kërkimi për lëndët djegëse tejet të rëndësishme në kohën tonë, i është besuar kompanisë amerikane "Sky Petroleum".
Investimi i kompanisë Sky Petroleum për kërkimin e naftës dhe të gazit në Bllokun 4 dhe 5 dhe në zonën e Dumresë është rreth 7-8 milionë dollarë, ndërsa parashikimet flasin për një potencial naftë mbajtës deri në 900 milionë barrela. Duke besuar tek konfirmimi i shifrave nga kërkimet, përpunimi i të dhënave sizmike dy dimensionale, si dhe nga shpimet e reja, që sipas marrëveshjes do të bëhen nga kompania amerikane "Sky Petroleum", ministri Prifti u shpreh shumë i kënaqur, që kompania ka treguar interes për të kërkuar në këtë zonë të Shqipërisë.
Në vitin e parë kompania do të bëjë përpunimin e të dhënave sizmike dydimensionale, të cilat janë sot në arkivat tona, rishikimin dhe përpunimin e tyre. Më pas, në vitet e tjera ka një grafikë të detajuar të investime dhe kërkimeve në këto zona. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë Sky Petroleum, Karim Jabanputra vlerësoi shpejtësinë dhe lehtësinë e procesit për nënshkrimit e marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Transporti

Aeroporti

Aeroporti Nënë Tereza në Rinas është aeroporti i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Ai ndodhet rreth 20 km nga kryeqyteti Tirana. Nga Rinasi ka fluturime direkte me mjaft destinacione të botës. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera jo evropiane.

Portet e Shqipërisë

Portet e Shqipërisë kanë funksionuar në bregdetin shqiptar që në kohët e lashta si në Dyrrah, Ulqin, Tivar, Aulone, Apoloni, Onhezmi, etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj, Shëngjin, Shufada, Rodon, Bashtovë, Pirg dhe Spinaricë zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.

Gjatë viteve 1928 deri 1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.

Hekurudha e Shqipërisë

Hekurudha Shqiptare ose HSH është sistemi hekurudhor shqiptar. Terminali kryesor i vendit është në Durrës.

Infrastruktura e HSH-se shtrihet drejt lindjes në Pogradec, jugut në Vlorë dhe veriut në Shkodër. Ka edhe një linje në kryeqytetin Tiranë. Shinat u shtrinë në vitet '80 në Mal të Zi nëpërmjet kufirit të Hanit të Hotit, për transport mallrash. Sot ende nuk ka asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare për pasagjere në Shqipëri. Trenat janë në gjendje fizike jo të mirë. Rrjeti i HSH është i ndërtuar ne te njëjtin sistem si në Evrope, ne gjurme normale dhe ka një gjatësi prej 447 km.

Kultura

Kultura e Shipërisë është e pasur në shumë drejtime të arit si kinematogafi, teater, art figurativ etj.
Pas Luftës së II-të Botërore nën udhëheqjen e sistemn Komunist të Shqipërisë është futur në shoqrin shqiptare edhe shpërndarja e mirnjoheve për veprimtari të ndryshme të personava me profesione artistike. Ndër mirnjohjet më të njohura janë Artist i popullit dhe Artist i Merituar. Me ndrrimin e sistemit të qeverisjes, në Shqipëri shpërndarjen e mirnjohjeve e bënë Presidenti i republikës së Shqipërisë. Mirnjohjet që presidenti i bënë shqiptarve dhe shtetasve tjerë janë shenjë e mirnjohjes për kontributin e indivitëve për sfera të ndryshme të kulturës Shqiptare.

Arti në Shqipëri

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.
Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekorim, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonasitë apo romakët.

30 May 2011


Voice of Albania: funny videos

Voice of Albania: funny videos

funny videos


Gjuha shqipe

Gjuha shqipe 

  1. Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë, Serbinë jugore dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug tëGreqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër gjuhët moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.
 Kongresi i Manastirit
Faqe nga Meshari. Libri i parë shqip 1555
Gjuha zyrtare, e shkruar me germa latine dhe që u përvetësua në vitin 1909, ishte e bazuar në dialektin e Gegërishtes Jugore të qytetit të Elbasanit nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e dytë botërore. Deri në vitin 1968 shqiptarët e Kosovës, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi përdorën gjuhën letrare shqipe të dialektit gegë si gjuhë zyrtare. Në Shqipëri me ardhjen në fuqi të komunistëve dialekti gege u ndalua institucionalisht prej vitit 1944 deri në vitin 1967]dhe de-fakto prej vitit 1972 deri sot]. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që bazohet në toskërisht, por edhe fjalët e shprehjet qe huazohen prej gegërishtes kthehen në morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e të folmes toskë. Shqiptarët që jetojnë edhe sot nën administrimin e sllavëve e pranuan dialektin toskë si nivel të gjuhës zyrtare shqipe]. Ky vendim politik i marrë]në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë, gazetarë dhe sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe diskriminues ndaj folësve të dialektit gegë, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët tingëllojnë si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.
Libri i parë në gjuhën shqipe i gjetur deri më sot është Meshari i Gjon Buzukut i shkruar nga data 20 mars 1554 deri më 5 janar 1555. Vetëm disa të dhëna të shkruara shkurt janë ruajtur nga shekulli i 15-të. E para ishte një formulë pagëzimi e vitit 1462. Shpërndarja e librave të prodhuar nga shekujt 16 dhe 17 kanë buruar shumë në zonën e gegërishtes (shpesh në gegërishten Shkodrane veriore) dhe pasqyruan veprimtaritë misionare të Katolicizmit Romak. Një rrymë shumë më e vogël e literaturës në shekullin e 19-të ishte prodhuar nga mërgimtarët. Ndoshta punimet e letërsisë më të hershme dhe të pastër të çfarëdo niveli është poezia e shekullit të 18-të të Jul Varibobës, të enklavave në S. Giorgio në Kalabri. Disa prodhime letrare vazhduan në shekullin e 19-të në enklavatitaliane, por asnjë veprimtari e ngjashme nuk është ruajtur në zonat e Greqisë. Të gjitha këto dokumente të hershme historike tregojnë për një gjuhë e cila dallon pak nga gjuha e tanishme, sepse këto dokumente nga krahina dhe kohë të ndryshme paraqesin karakteristikat e shënuara të dialektit. Sidoqoftë, ato shpesh kanë një vlerë për studimet e gjuhësisë dhe janë shumë më të rëndësishme për vlerën e tyre letrare.
Unë mendoj se është një Teme apo artikull pa kurrfarë vlerash as gjuhësore as historike, që mund t'i takoje vetëm "bashqes" apo livadhit t[ Migjen Kelmendit e Nexhmedin Spahiut. Ne këtë lëmi duhet te punojnë dijetar, ose se paku te merren mendimet dhe konkluzionet e tyre, qofte te atyre shqiptar, por edhe te huaj qe kane dhen ndihmese ne zgjidhjen e çështjes se gjuhës shqipe, perveç burimit te fjalës-ndajfoljes shqip, qe ende edhe sot ka mendime te ndryshme — "" 7 Dhjetor 2009 22:32 (CET)
Shqipja standarde
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarde), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Në vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punën për të krijuar alfabetin shqip dhe në vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari që shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it të parë dhe shumë shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904. Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u përvijuan dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja lëshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njehsimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njehsimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarde) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi të organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Më 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapësirën shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, përpjekje për njehsimin e gjuhës letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosovë.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njësimin e gjuhës letrare kombëtare shqipe.
Projekti "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes" i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, që u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare. Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshët e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e bërë deri atëherë për njësimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarde), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut. Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që përcaktojnë normat e gjuhës standarde, siç janë "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare" (1980), "Fjalori i shqipes së sotme" (1984), "Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe" (1976), "Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, I Morfologjia" (1995), "Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, II Sintaksa" (1997).

Studimet për gjuhën shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, siç ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studiues të tjerë, si G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokli, studiuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G. Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F. Miclosich, G. Weigand, C. Tagliavini, St. Man, E. Hamp, A. Desnickaja, H. Ölberg, H. Mihaescu, W. Fredler, O. Bucholtz, M. Huld, G. B. Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Prof. Dr.Aleksandër Xhuvani. Aleksandër Xhuvani (1880-1961) kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956. Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalëformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961). Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi. Është bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysmëshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh. Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh. Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh. Demiraj), etj. Eqerem Cabej (1908-1980). Studiuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimi të pasur shkencore.
Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetëra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”. Me veprimtarinë e shumanshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof. Androkli Kostallari. Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studiuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsiderueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë.
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”. Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë : Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin KristoforidhiSami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem ÇabejSelman Riza, Kostaq Cipo, Mahir DomiShaban DemirajAndrokli KostallariIdriz AjetiGjovalin Shkurtajetj.


Dokumentet e para të shqipes së shkruar

   1. Formula e Pagëzimit (1462)
   2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe
   3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)
Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës.
1. Formula e Pagëzimit (1462)
Më i vjetri ndër këto tri dokumente është "Formula e pagëzimit" Ajo i përket vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469), gjatë një vizite në dioqezën e tij gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë. Për t'i shmangur ato ai lëshoi një qarkore në gjuhen latine. Kjo qarkore është lëshuar nga një kishë në Mat dhe mban datën 8 nëntor 1462. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit nuk kishin mundësi t'i dërgonin fëmijët në kishë t'i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në ketë ceremoni " Formulën e pagëzimit" që është: "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".Formula është shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine.Gjuha e tekstit dhe vlerat e përdorimit në shqip të disa shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e Buzukut, çka të bën të mendosh se shkrimi i shqipës duhet të ketë pasur një traditë me të vjetër, ku janë mbështetur te dy; edhe shkruesi i kësaj formule, edhe Buzuku. Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga në një nga bibliotekat e Milanos, Itali.
2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)
Me të njëjtin alfabet latin është shkruar në shekullin e XV edhe dokumenti i dytë i gjuhës shqipe: Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497
Udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Kelni, për të bërë një vizitë në tokat e shenjta, në Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet. Në vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e Shqipërisë dhe konkretisht në Ulqin, Durrës e Sazan. Gjatë këtij udhëtimi për të komunikuar sadopak me njerëzit, ai shënoi 26 fjalë shqipë, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 të shoqëruar me përkthim në gjermanisht. Janë fjalë të zakonshme si: ujë, verë, bukë, mish etj., që iu deshën udhëtarit në jetën e tij të përditshme sa qëndroi ne Shqipëri.
Me përshtypjet e udhëtimit Harfi la në gjermanisht një dorëshkrim, i cili u botua më 1860, pas tre shekujsh e gjysmë. Këtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogël i gjuhës shqipe, i cili përbën dokumentin e dytë të shqipes së shkruar.
Udhëtari, përveç listës së fjalëve, shprehjeve e numëroreve, ka lënë edhe disa shënime në ato vende të bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndër të tjera ai shkruan se "Ulqini është një qytet shqiptar i bukur e i vogël". Për Shkodrën megjithëse kaloi nëpër të, ngaqë udhëtimi Ulqin-Durrës, e bëri me det, thotë "se është një qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanët". Ishullin e Sazanit e përshkruan "si një liman të mirë deti, ku ka shume anije, në krahun e majtë të të cilit ndodhet një fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorë" etj.
3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)
Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI) është dokumenti i tretë i shqipes së shkruar
Ai i perket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla bible në gjuhën shqipe që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit të XIV, me të cilin ato nuk kanë asnjë lidhje. Ato janë në dialektin e Jugut, të shkruara me alfabetin grek. Këto fakte tregojnë se gjuha shqipe në atë kohë duhet të ketë qenë shkruar jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por edhe në Shqipërinë e Jugut.
Po para këtyre tri dokumenteve a ka qenë e shkruar gjuha shqipe?
Kjo është një pyetje që deri më sot nuk ka gjetur përgjigje të plotë. Shumë të dhëna na bëjnë të mendojmë se shqipja duhet të ketë qenë shkruar edhe me parë. Ndër të tjera arqipeshkvi francez i Tivarit, i njohur me emrin Brokard, që ka shëtitur shumë vende të Evropës dhe të Azisë, në një relacion latinisht të vitit 1332 shkruante:"Sado që shqiptarët kanë një gjuhe fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine". Ky fakt të bën të mendosh se shqipja duhet të ketë qenë shkruar të paktën që në shekullin XIV. Por kjo deri me sot nuk është e dokumentuar.

LEKSIKU TOPONIMIK

 “Toponimet për historinë e gjuhës janë si fosilet për paleontologun dhe copat e mineralit për gjeologun “( Eqrem Çabej )Me problemin e gjuhës, historisë, etnografisë dhe me kulturën e popullit shqiptar në të kaluarën janë marrë shumë studiues të huaj dhe të vendit, mirëpo njëra nga çështjet më thelbësore e të disku­tueshme që pati shumë kundërthënie ndërmjet dije­tarëve të asaj kohe ishte autoktonia e shqip­tarëve, d.m.th. prania ose mosprania e etnosit shqiptar në hapësirën gjeografike të Ballkanit.
Argumenti kryesor që zgjidhi këtë dilemë tek shken­cëtarët ishte toponomastika shqiptare, që  mo­rën në vështrim: emrat e qyteteve, emrat e rrje­dha­ve të ujit, maleve, shkëmbinjve, luginave etj., që shpjegohen përmes zhvillimit fonetik të gjuhës shqipe dhe poashtu paraqesin një shtresë të lashtë të toponomisë që nga koha antike e deri më tani.
Pra, onomastika ishte gur themeli, si lëndë e parë që hapi shtigjet e hulumtimeve historiko– gjuhësore rreth vazhdimësisë së pandërprerë iliro– shqiptare, që u përdor nga  albanologët e huaj, e më vonë edhe nga  studiuesit shqiptarë.            
Do të përmendim  vetëm disa nga ato: Scodra ~ Shkodër, Scupi~Shkup, Naissus~Nish, Scardus mons~Sharr, Lissus~Lezh, Barbanna~Buenë, Dri­nus~Drini etj.
Zhvillimet  e këtilla toponomastike dëshmuan qartë se shqiptarët në hapësirën e Ballkanit janë popull autokton, që jetuan me shekuj në trojet e veta dhe kanë një vazhdimësi historike që nga antikiteti, kështu që toponimia është një gurrë e pashtershme e përdorur nga shqiptarët, sepse e ruan origjinalitetin e kulturës kombëtare, historike, gjuhësore…!
Toponimet e ruajtura me formen e tyre të hersh­me shërbejnë si dëshmi për lashtësinë e një populli, shprehin vlera të larta, para së gjithash ato janë bashkëkohanike të ngjarjeve historike, që do të thotë, se “nëpërmjet toponimeve dëshmohet ruajtja e gjuhës dhe historia e së kaluarës, sepse ato janë gjurmë të kulturës shpirtërore dhe materiale të popujve”.[1]
Toponimet dëshmojnë  për autoktoninë e një populli nëpër perioda të caktuara historike, prandaj duhet t‘i marrim në shqyrtim si lëndë të parë, sepse ato janë më të qëndrueshme nga antroponimet e patronimet të cilët pësojnë ndryshime dhe nuk janë të qëndrueshme, andaj për këtë konstatim bazo­he­mi edhe nga studimi i prof. Eqrem Çabej, i cili thoshte se: “Emrat e vendeve janë më autoktonë e më të qëndrueshëm e më të lidhura me hapësirën e truallin se emrat e personave që janë më të lëviz­shëm e më të shtruara modës së kohëve, dihet se arrijmë shpeshherë në një situatë gjuhësore shumë më të vjetër se ajo që dëshmohet me burime të shkrimit, ato paraqesin si të thuash pika të ngulëta brenda lëvizjeve të popujve e të gjuhëve, prandaj ndihmojnë në rindërtimin (rekonstruksionin) e situatave të mëparshme”.[2]
Rajoni i Kumanovës ka një lëndë onomastike të pasur, e cila deri më tani nuk ka qenë hulum­tuar nga studiuesit tanë, edhe pse kjo popullsi e lashtë, autoktone, i ka vënë emra të gurrës shqipe gjithë kësaj pasurie shpirtërore.
Ashtu  siç janë të lashta toponimet, ashtu e lashtë është edhe popullsia e këtij rajoni, që ruajti gjithë këtë pasuri mendore e shpirtërore brez pas brezi deri në ditët tona.
Me anë të toponimeve zbuluam kala, gërma­dha vend-banimesh, varre të vjetra, mure të ndrysh­me që i takojnë antikitetit dhe kërkojnë  hulum­­­time të reja dhe qasje të arkeologëve për t‘u ndriçuar.
Aty hasim shumë emra të vendeve që kanë ekzistuar më parë, por  sot janë ara, djerrina, ka shumë rrënoja,  emra vendesh që quhen “kisha” ngase banorët qysh herët kanë ndërruar besimin e tyre të mëparshëm  dhe  janë kthyer në mysliman, poashtu hasim toponime me emra shenjtorësh si Shinxherxhi ( Shën Gjergji) etj.
Pas largimit të pushtuesve otoman nga këto troje pikërisht me ardhjen e ardhacakëve serbë, filloi proçesi i asimilimit, i sllavizimit të toponimeve dhe çdo gjëje tjetër me origjinë shqiptare.
Administrata serbe përdori një metodë  tenden­cioze me qëllim të caktuar, që të përkthejë   topo­nimet në gjuhën serbe, që të zhdukë dalën­gadalë gjurmët e popullsisë  shqiptare.
Ky pushtues dërgoi “studiuesit” e vet në terren për ndërrimin  e toponimeve, këtë e vërtetoi  haxhi Ymer Arifi nga fshati Runicë.
Edhe përkundër gjithë këtyre trysnive të kolonistëve sllavë, toponimet e këtij rajoni i kanë qëndruar (rezistuar) kohës, ngase vendasit emërti­met e vendeve në jetën e tyre të përditshme i përdornin dhe i shqiptonin sipas normës dhe natyrës së gjuhës së trashëguar nga të parët e tyre.
Tendencat e tilla destruktive të pushtetit maqedonas të cilët edhe në kohën e demokracisë pluraliste vazhduan me metodën e vjetër , me theks të veçantë në tekstet shkollore në gjuhën shqipe që botoheshin në shtëpinë botuese Prosvetno Dello, ku bëjnë përdhu­nimin dhe përbuzjen e emërtimeve të vendeve sipas propagandes anti­shqip­tare, që toponimet e Maqedonisë edhe në gjuhën shqipe të shkruhen dhe të shqiptohen ashtu sikur shkruhen dhe shqiptohen në maqedonishte. Kështu, p.sh. Shkupi edhe në  shqip duhet të shkruhet dhe shqiptohet si Skopje, Manastiri– Bitolla, Kërçova–Kiçevo, Likova–Lipkovo, Dibra– Debar,  etj.
Prandaj, është e drejtë dhe e natyrshme që  çdo komb t‘i shkruajë dhe t‘i shqiptojë toponimet e veta sipas normave e rregullave të gjuhës kombë­tare,  kjo  e drejtë duhet  të vlejë edhe për shqip­tarët.

Emrat e vendeve dhe emrat e familjeve për historinë e një populli janë arkiva e vërtetë e tij, e shtresuar palë-palë gjatë epokash e mijëvjeçarësh të ndryshëm dhe si të tillë kanë po atë rëndësi që kanë fosilet për paleontologjinë.[3]
Grumbullimi dhe regjistrimi i toponimeve në mënyrë të drejtë është kërkesë e kohës dhe çështje me rëndësi të madhe shkencore për onomastikën në veçanti dhe gjuhësinë në përgjithësi, që me zhdukjen e brezave të vjetër mund të humbnin ose të ndryshojnë disa emërtime në vazhdimësi të kohës.
Andaj pajtohemi me mendimin e prof. dr. Gjovalin Shkurtaj se onomastika e një vendi duhet parë si një histori e pashkruar e  popullit, dëshmitë e së cilës, për nga rëndësia , vihen krahas me gjetjet arkeologjike.[4]
Përmes njohjes së historisë, antroponimisë, patronimisë, ashtu edhe përmes toponimisë dhe përmes shkrimit dhe përdorimit të lirë të gjuhës, popujt e tregojnë identitetin e tyre kulturor.
Gjatë mbledhjes së materialit onomastik në rajonin e Kumanovës, jam përpjekur që nga informatorët t`i regjistroj  toponimet në formën e tyre origjinale, pra, ashtu siç i shqipton popullata vendase.